1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Müller-Enbergs: „KGB merrte shumë dhe jepte pak“

Helmut Müller-Enbergs nga viti 1992 është studiues në zyrën e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (Stasi) në RDGJ. Në vitet 2003-2005 ai ka drejtuar grupin e dosjes Rosenholz, që synonte zbardhjen e të dhënave personale.

Russland Zentrale Geheimdienst KGB

Selia e Shërbimit Sekret të Rusisë në Lubjanka në Moskë. Godina e ndërtuar në shek. 19-të që nga viti 1918 ka qenë selia e KGB-së

DW: Të dhënat e së ashtuquajturës dosja Rosenholz, që përfshinin edhe 300.000 gjermanoperëndimorë, ishin në atë kohë në duart e CIA-s. Për të dhënat e Rosenholz është dëgjuar shumë. Por si është gjendja aktuale?

Müller-Enbergs: „Rosenholz“ është një përpjekje për zbardhjen e dimensioneve të spiunazhit në Gjermaninë Lindore (RDGJ). Bëhet fjalë për mikrofilma, të dhëna personale të shërbimmit sekret, të cilat në fillim të viteve 1990 janë dhënë në duart e CIA-s, ndërsa prej vitit 2000 pjesërisht u kthyen në duart e autoriteteve. Analizat kanë shkuar mjaft larg. Ende mungojnë të dhënat e filmuara të jogjermanëve. Ekspertët e kanë konstatuar këtë dhe në vitin 2011 kanë kërkuar nga vendet skandinave që dokumenta të tilla të jepen për qëllime shkencore. Hapat e parë janë bërë, por ende kërkohet një rrugë e gjatë deri në zbardhjen e këtyre të dhënave që janë në duart e CIA-s.

DW: Si ka funskionuar bashkëpunimi me shërbimet mike në Lindje? A i ka spiunuar RDGJ edhe këto vende?

Müller-Enbergs: Shërbimi sekret i RDGJ-së ka punuar ngushtë me shërbimet lindore, në veçanti me shërbimet sovjetike. Raporti me KGB ka pasur disa ndryshime dhe kthesa. Mund të flitet madje për një proces emancipimi, por në një çështje ishte i qartë: "vëllait të madh" pra BRSS i janë dhënë shumë informacione, ndërsa janë marrë prej tij shumë pak. Ndaj mund të shtrohet pyetja nëse HVA ishte në shërbim të KGB. Kjo me siguri që ishte e parashikuar edhe në spiunimin e rezidencave të huaja në RDGJ. Kjo është bërë edhe në vendet lindore, ku shërbimi gjermanolindor ishte madje edhe në vendin e ngjarjes në kohërat e krizave - si në Hungari 1956, Çekosllovaki 1968 apo në Poloni 1960.

DW: Duke parë gjendjen aktuale politike flitet edhe për përpjekjet e shtrirjes së sërishme të influencës së KGB në vendet e ish-bllokut lindor. Ka vend për frikë në këtë drejtim?

Müller-Enbergs: Nëse ka ndonjë influencë të shërbimeve ruse në Evropën Lindore dhe sa i madh është ai, aktualisht nuk mund të thuhet me saktësi. Sepse mungojnë të dhënat e kualifikuara. Por nuk janë të rralla rastet kur persona të njohur kanë qenë të dyshuar se janë të lidhur me këto shërbime në mënyrë operative. Kjo edhe nuk të habit, sepse shërbimet sovjetike kanë qenë aktive në këto vende për dekada të tëra. Por shumë prej këtyre vendeve kanë zhvilluar raporte me vendet perëndimore, pa rënies së regjimeve socialiste.