1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Podcasting & Feeds

Mësoni gjermanisht me podkaste

Ushtrojeni gjermanishten edhe në udhëtim – me podkastet falas të Deutsche Welle-s! Që nga gjermanishtja e përditshme deri në kursin e plotë: thjesht abonohuni dhe filloni të mësoni!

Logo Podcasting

Mësoni gjermanisht me DW-WORLD: gjithmonë dhe kudo!

Koncepti i gjuhës angleze podkasting ( podcasting) përbëhet nga fjalët "iPod"- kështu quhet marka e MP3-Plejerit (MP3- Player) të Firmës Apple – dhe fjalës "broadcasting". Fjalë për fjalë "podcasting" ka kuptimin "radio për iPod-et". Këtu bëhet fjalë për serialë në audio dhe në video, me informacione që aktualizohen rregullisht, të cilat mund t'i abononi drejtpërdrejt te DW-WORLD.DE ose përmes indekseve të podkasteve, si iTunes Music Store.

Gjithmonë, kudo dhe falas

Përmes podkasting fitoni mundësinë të dëgjoni dhe shikoni ofertat në audio dhe në video të Deutsche Welle-s, kur të dëshironi - on demand. Ju mund ta strukturoni vetë ofertën që doni të dëgjoni përkatësisht shikoni. Gjithashtu materialet mund t'i shkarkoni për shembull në MP3-Plejerin tuaj – për t'i dëgjuar edhe kur jeni në udhëtim. Natyrisht, për këtë nuk duhet të keni një MP3-Plejer të markës iPod. Përparësitë e këtij sistemi flasin vetë: si përdorues ju vendosni jo vetëm se cilat përmbajtje do të konsumoni, por edhe kur dhe ku doni ta bëni këtë. Ofertat në podkasting të Deutsche Welle-s janë falas.

Ja si duhet të veproni

Për t'u abonuar te një podkast keni nevojë vetëm për një kompjuter të lidhur me internetin dhe një softuerë përkatëse. Fjala është për programe për podkasting ( të ashtuquajturit "Podcasting- Clients"), me të cilat mund të abononi formatet që preferoni te DW-WORLD.DE dhe të shkarkoni pjesët e serialëve që dëshironi në formatin MP3. Nga pikëpamja teknike, sistemi i audiopodkasting dhe i videopodkasting bazohet në të ashtuquajturën teknologji "feed" (ushqim, furnizim, burim). Në një Podkast-Fid vendosen lidhje me skedat zanore (në audio). Adresën e burimit të RSS duhet ta shënoni, kur krijoni podkastin tuaj të ri, në programin për podkasting (Podcasting- Client). Pasi të jeni abonuar te "programi i preferuar" në formën e podkastit, përcjellja e përmbajtjeve të reja te MP3-Plejeri juaj kryhet automatikisht. Këtë e merr përsipër programi për podkasting (Podcasting- Client), i cili ngarkon materialet më të reja në kompjuter. Programi i parë që e ka bërë këtë punë quhet iPodder. Por përveç këtij ekziston edhe një numër i madh ofruesish programesh të ngjashme si iTunes (shih lidhjen më poshtë). Shumicën e këtyre programeve i gjeni falas në internet.

Ofertë e gjerë

Deutsche Welle është radiostacioni i parë publik që ka ofruar emisione në formën e podkastit. Që në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2004, mund të abonoheshe te DW për emisione në formën e podkastit. Oferta e atëhershme ishte e kufizuar në skeda zanore, në audio, kurse sot gjithmonë e më të preferura po bëhen video-podkastet. Ndërkohë, te DW-WORLD.DE presin më shumë se 50 audiopodkaste dhe videopodkaste për t'u abonuar prej jush. Oferta jonë shtrihet që nga emisionet e radios dhe të televizionit, te kurset e gjermanishtes e deri te dosjet tematike, të krijuara enkas nga arkivi i Deutsche Welle-s.

DW.COM