1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mësimi midis familjes dhe profesionit - Portreti i një studenti në distancë

Disiplinë, strukturë dhe organizim i mirë. Kjo është formula e Manuel Lippertit nga Këlni për të patur sukses në objektivin që i ka vënë vetes: të studiojë me korrespondencë përmes internetit.

Studimi në distancë përmes internetit kërkon që ta motivosh veten vazhdimisht.

Studimi në distancë përmes internetit kërkon që ta motivosh veten vazhdimisht.

Fëmija: "O ba, a mund të luajmë tani faza 10?"

Manuel Lippert : "Ema, me gjithë qejf, por tani më duhet të mësoj, sepse kam përpara një provim. Nesër ndoshta."

Deri para një viti kjo skenë ishte e zakonshme për familien Lippert nga Këln. Tre vjet me radhë Manueli ndiqte në distancë përmes internetit një master në Shkollën e Lartë Beuth, në Berlin. Për të shoqen dhe dy vajzat kjo do të thoshte që babai nuk kishte shumë kohë për to, sepse veç studimit ai punon edhe si nënoficer në Bundeswehr.

Gjatë 12 vjetëve të shërbimit në Bundeswehr Manuel Lippert kishte përfunduar studimet për inxhinieri ekonomike dhe pas diplomës u regjistrua për mastër, për të përmirësuar shanset në tregun e punës, pas përfundimit të kontratës me Bundeswehrin. Sigurisht që atij i pëlqente më tepër ta kalonte kohën pas punës me familjen. Për kompensim ai merrte laptopin dhe mësonte në dhomën e ndënjes, ku e shoqja shihte televizor dhe vajzat luanin. Vendimi për të studjuar me korrespondecë nuk është i lehtë: "Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjykosh nëse ky studim apo master të duhet më vonë për të gjetur një vend pune. Pra a ia vlen që për këtë të sakrifikosh kohën që duhet të kalosh me familjen? Po ashtu shumë e rëndësishme është që këtë vendim ta marrësh bashkë me familjen. Në fund të fundit ky është vërtet një problem familjar."

Manueli dhe e shoqja ishin për fat të një medjeje. Dhe suksesi nuk vonoi, ende pa mbaruar masterin Manueli mori një ofertë për vend pune dhe kështu që sapo përfundoi kontratën me Bundeswehrin filloi punë në një firmë konsulence.

Sfidat e e-learning

Studimi në distancë përmes internetit kërkon që ta motivosh veten vazhdimisht, tregon Manueli, sepse kontakti me profesorët dhe studentët e tjerë zhvillohet kryesisht përmes internetit. Marrëdhënia është: "Anonime, po po, por duke komunikuar me studentët e tjerë mundohesh ta kapërcesh këtë gjendje. Po ashtu unë binda edhe një shok që të studjonim bashkë dhe kështu e pata më të lehtë."

Interesant për Manuelin ishte mundësia e mësimit interaktiv. Gjatë studimit përmes internetit nuk të duhesh të presësh për të marrë një vlerësim nga profesori dhe klasa pasi ke vrapuar bibliotekave. Grupet mund të punojnë në internet bashkarisht për përpunimin e koncepteve gjë që është më e lehtë sesa kur përdor letrën. Po ashtu përmes internetit studentët organizonin me profesorët dhe me njëri-tjetrin edhe videokonferenca, gjë e e shkurtonte distancën mes tyre. "Rreziku është vetëm se ti humbet shumë kohë me teknikën, pra me regjistrimin në forume, navigimi në forume e gjëra të ngjashme, dhe gjatë kësaj kohe nuk mëson ndonjë gjë. Pra duhet të bësh kujdes që të merresh vetëm me ato gjëra që kanë të bëjnë me lëndën që po bën aktualisht. Unë vetë e kam zakon që kur jam në imnternet të filloj të provoj se si funksionon ky apo ai program apo funksion i ri, lojëra të këtij lloji pra."

Studimi me korrespondencë nuk bëhet vetëm përmes internetit. Një herë në semestër Manuelit dhe studentëve u duhet të shkojnë në Berlin për të marrë pjesë në fazat e prezencës që zgjasin disa ditë. Kombinimi i mësimit virtual me faza të tilla është i detyrueshëm.

Tani shembullin e Manuelit do ta ndjekë e shoqja, e cila do të fillojë vitin e ardhshëm shkollor studimet për një master përmes internetit.

Autor: Vanessa Dähn / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 20.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MY9e
  • Data 20.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MY9e