1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Mësimi gjeorgjian" - Brizancë e re në konfliktin e Moldavisë me Transnjistrinë

Situatë e tensionuar në Moldavi! Moska ka sinjalizuar gadishmëri ndërmjetësimi në çështjen e konfliktit të Transnjistrisë, por çfarë do të thotë kjo përballë njohjes së njëanshme të Abkazisë dhe Osetisë?

Stema dhe flamuri i Moldavisë mbi godinën e kryeministrisë

Stema dhe flamuri i Moldavisë mbi godinën e kryeministrisë

Ashtu si Gjeorgjia, edhe ish republika sovjetike Moldavia ka një problem separatizmi, i cili i ka rrënjët në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Transnjistria, rripi i tokës që shtrihet përgjatë kufirit ukrainas, banohet nga ukrainas dhe rusë. Rusia ka stacionuar atje ushtarë të saj. Moska vitet e fundit e ka mbështetur dukshëm regjimin separatist në Transnjistri. Tani, pas hyrjes së trupave ruse në Gjeorgji dhe njohjes së njëanshme të Osetisë Jugore dhe Abkazisë, presidenti rus Medvedev ritheksoi ndaj qeverisë së Moldavisë së Moska është e gatshme të përforcojë përpjekjet e saj për dhënien fund krizës së Transnjistrisë. Në kryeqytetin moldav Kishinev nuk e dinë se si duhet parë kjo ofertë e Moskës.

***
Këto ditë, ambasadori rus në Kishinev, Valeri Kuzmin, u bë shkak shqetësimi. Në një konferncë për shtyp ai i propozoi qeverisë moldave shprehimisht "të analizojë me vëmendje mësimin gjeorgjian". Një mesazh i ngjashëm erdhi edhe nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Ai tha se Kishinev është tani i gatshëm të mbështetet në të ashtuquajturin "planin Kozek" i cili duhet të zgjidhë konfliktin në Transnjistri. Ky plan ishte refuzuar në vitin 2003 nga presidenti Voronin. Dokumenti parashikon federalizimin e Moldavisë dhe stacionimin e trupave ruse për një afat të pacaktuar në territoret e Transnjistrisë.

Ekspertët e pavarur në Kishinev, duke marrë parasysh edhe diplomacinë jo transparente ruse e këshilluan presidentin Voronin të heqë dorë nga ideja për një zgjidhje të shpejtë të problemit të Transnjistrisë, megjithëse komunistët në pushtet donin t'a bënin atë një temë të rëndësishme elektorale për vitin 2009. Eksperti për çështjet e politikës Oazu Nantoi thotë:

"Moldavia duhet të heqë dorë nga një zgjidhje e shpejtë. Unë personalisht jam shumë i shqetësuar për shkak të deklaratës së ministrit të jashtëm rus. Lavrovi bëri të qartë se konflikti i Transnjitrisë mund të zgjidhet vetëm nëse zbatohen parimet e memorandumit Kozak. Dhe komentet e fundit të të ashtuquajturit ministër të jashtëm të Transnjistrisë përmbajnë kërcënime direkte dhe shantazh ndaj Republikës së Moldavisë. Sipas tij Moska mund të njohë një pseudo shtet si Transnjistria si në rastin e Abkazisë dhe Osetisë Jugore."

Kishinevi ndodhet pra mes dy fronteve. Nga njëra anë qeveria moldave duhet të marrë parasysh kërkesat e Rusisë për trajtimin e konfliktit me Transnjistrinë. Nga ana tjetër Moldavia ka qëndrim refuzues ndaj pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë Jugore, megjithëse deri tani nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar nga qeveria në Kishinev.

Duke marrë shkas nga ngjarjet aktuale, 21 ekspertë të shoqërisë për politikën e jashtme në Kishinev, kanë hartuar një dokument i cili duhet t'i vijë në ndihmë qeverisë komuniste në Moldavi, të mos bëjë gabime në procesin negociues me Moskën. Kjo iniciativë mban emrin "konsultime në plan të gjerë mes qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile". Eksperti për politikën, Oazu Nantoi thotë lidhur me të:

"Rusia është agresive. Nëse vazhdon kështu mund të konfrontohemi me një krizë të thellë politike. Rusia mbështetet në përdorimin e dhunës dhe e di se bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje t'a dënojë këtë gjithmonë. Por është e qartë se sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare është çrregulluar. Moldavia është dëshmitare e konfrontimit të Rusisë me pjesën tjetër të botës. Vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë."

  • Data 28.08.2008
  • Autor Vitalie Calugareanu/DW Rumanisht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6Yi
  • Data 28.08.2008
  • Autor Vitalie Calugareanu/DW Rumanisht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6Yi