1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mësimet pas rastit Fukushima - Debati mbi përdorimin e centraleve atomike në Gjermani

Havaria në centralin atomik Fukushima pas tërmetit në Japoni rihap debatin në Gjermani mbi përdorimin e centraleve atomike. Kancelarja premton verifikimin e standardeve të sigurisë në centralet gjermane.

default

Nga protesta në Shtutgart (12.02.2011) kundër energjisë atomike

Rastet kërcënuese të havarive në centralin bërthamor japonez Fukushima rindezën në Gjermani diskutimin mbi shfrytëzimin e energjisë bërthamore. Kancelarja Angela Merkel i hodhi poshtë kërkesat për ta tërhequr vendimin e qeverisë mbi zgjatjen me mesatarisht dymbëdhjetë vjet të afatit të shfrytëzimit të centraleve bërthamore. Pas një takimi krize në Berlin kryetarja e Partisë Demokristiane (CDU) paralajmëroi verifikimin e standardeve të sigurisë të të gjitha centraleve bërthamore gjermane.

Merkel / Japan / Berlin / Atom / Bundeskanzlerin

Kancelarja Angela Merkel (CDU) në konferencë shtypi në Berlin, 12.03.11

"Pavarësisht nga fakti, që njoftimet mbi pasojat bërthamore në Japoni janë ende kontradiktore, një gjë është e padiskutueshëm: Ngjarjet në Japoni janë një pikë kthese për botën, sepse shumë njerëz, përfshirë edhe mua, thonë: Kur në një vend si Japonia me kërkesa dhe standarde shumë të larta sigurie me sa duket nuk arrihet të shmangen pasojat bërthamore të një tërmeti dhe të një përmbytjeje, atëherë e gjithë bota, edhe Evropa, atëherë edhe një vend si Gjermania me kërkesa dhe standarde gjithashtu të larta sigurie, nuk mund të qëndrojnë indiferentë."

Protesta kundër energjisë atomike

Ministri i Mjedisit Norbert Röttgen tha, se ai vazhdon ta konsiderojë energjinë bërthamore si teknologji të përgjegjshme për një periudhë kalimtare. Ngjarjet në Japoni bënë të qartë, se duhen krijuar mundësisht shpejt alternativa gjithëpërfshirëse në furnizimin me energji, theksoi Röttgen.

Menschenkette gegen Atomkraft

Vargu i protestuesve në Shtutgart

Disa dhjetëra mijëra vetë demonstruan duke krijuar një varg 45 kilometra me njerëz të nisur nga kancelaria shtetërore në Shtutgart deri tek centrali bërthamor Nekar-Vesthajm për shkëputjen e menjëhershme nga energjia bërthamore. Politikanë të opozitës, shoqata dhe nisma kundër energjisë bërthamore deklaruan, se në fund të fundit edhe në Gjermani energjia bërthamore nuk është e zotërueshme. Në Republikën Federale janë në funksionim gjithsej 17 centrale bërthamore.

Autor: E.Ajazaj (dpa, dw)

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora

  • Data 13.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10YRv
  • Data 13.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10YRv