1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mësime nga kriza: Çfarë do të arrijë Gjermania në samitin e Londrës

Në samitin financiar botëror më 2 prill në Londër qeveritë e 20 ekonomive më të mëdha kombëtare i kanë vetes synime të larta. Ata do të këshillohen për atë se si mund të luftohet kriza më e madhe ekonomike prej dekadash.

default

Kancelarja Merkel me presidentin e Bankës Boterore, Zoellick dhe drejtorin e FMN-së, Strauss-Kahn

Në Londër duam të paraqitemi me një qëndrim të fuqishëm, paralajmëroi së fundi kancelarja Angela Merkel në Berlin. Kjo nuk i referohet vetëm Gjermanisë, por Bashkimit Evropian në përgjithësi.

"Besimi mund të vendoset vetëm, nëse njerëzit në vendet tona ndjejnë që ne ndërmarrim përpjekje të përbashkëta dhe kuptojmë që kemi nxjerrë mësime prej kësaj krize."

Evropa u tregua që para Londrës solidare me ato vende, që janë prekur veçanërisht nga kriza. BE-ja i ka premtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar 75 miliardë si ndihmë urgjente, rreth 15 miliardë prej tyre do t'i mbajë Gjermania. Bashkëpunim në vend të izolimit - kjo është deviza, bëri të qartë gjatë samitit të fundit të BE-së në Berlin kancelarja gjermane.

G20-Vorbereitungstreffen in Berlin

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozi në Berlin në takimin përgatitor për samitin, 22 shkurt

Gjermania do të parashtrojë në Londër një kartë për "të bërë ekonomi në mënyrë të qëndrueshme" dhe për të penguar që në mbarë botën të mbizotërojnë egoizmi dhe interesat e veçanta. Në të ardhmen duhet të ketë një organ mbikqyrës ndërkombëtar për respektimin e rregullave, që do të miratohen për tregun financiar, thekson ministri i financave Peer Steinbrück:

"Për ne është e rëndësishme që institucionet ndërkombëtare të fuqizohen. Këto janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Forumi Ndërkombëtar për Qëndrueshmëri Financiare. Bëhet fjalë për aktivitete të paralajmërimit të hershëm dhe për mbikqyrje. Së dyti: të gjithë pjesëmarrësit në tregun financiar, të gjitha produktet, të gjitha tregjet financiare duhet t'i nënshtrohen një mbikqyrjeje."

Rregullat do të shkojnë më tej, nga ç'mund t'u pëlqejë amerikanëve. Ato prekin edhe hedge-fondet e diskutueshme, shoqëritë investuese private, agjencitë e klasifikimit dhe pagimin e menaxherëve.

Schweizer Bankgeheimnis Steinbrück

Ministri gjerman i financave Steinbrück

Qeveria gjermane është kthyer në luftëtare pararojë kundër të ashtuquajturave oaze fiskale. Ministri i Ekonomisë Peer Steinbrück ra që para takimit të G20-ës në konflikt me disa vende fqinje, ndër to me Zvicrën dhe me Austrinë, ku ai dyshon se gjenden shuma të mëdha parash të zeza nga Gjermania. Shumica sinjalizuan ndërkohë gatishmëri për ta zbutur sekretin bankar dhe për t'i mbyllur vrimat ligjore për shmangen e tatimit. Berlini do që vendet, të cilat nuk bashkëpunojnë, të futen në një listë të zezë dhe që kundër tyre të vendosen sanksione.

Prej takimit të Londrës kampioni i botës në eksport, Gjermania, pret edhe refuzimin e proteksionizmit dhe fuqizimin e tregtisë së lirë në botë. Ajo i kundërshton kërkesat e SHBA-së, të Britanisë së Madhe dhe të disa vendeve të tjera për injeksione të reja koniunkturore shtetërore në vlerë miliardash.

Autor: Bernd Gräßler/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 30.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HMl1
  • Data 30.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HMl1