1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mësim nga kriza për gazin: Polonia do të ndjekë rrugë të reja për furnizimin me energji

Ditëve të fundit në Evropë ishte ftohtë. Ishte një javë e gjatë ajo, gjatë së cilës gazi rus nuk mbërriti në shtetet evropiane. Polonia dëshiron që nga kjo krizë të nxjerrë mësime.

default

Një punëtor ukrainas pranë cisternave me gaz

Mosmarrëveshjet për gazin në mes të Rusisë dhe Ukrainës ishin (janë) fajtorë për mungesën e gazit në Evropë. Sidomos Evropa lindore u prek rëndë nga kriza: shumë gazsjellës mbeten bosh. Po ashtu edhe në Bullgari shumë banesa mbeten pa ngrohje. Pa gaz mbeti edhe Serbia, e cila furnizohet përmes Hungarisë. Polonia nga ana tjetër nuk ka probleme të tilla pasi ajo furnizohet përmes Bjellorusisë.

Pakënaqësia e polakëve ndaj Evropës

Klima politike në Poloni nuk është e mirë. Jo vetëm pse Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë nuk i ka marrë seriozisht paralajmërimet polake për varësinë e njëanshme nga gazi rus. Por para së gjithash, për shkak se Varshava po e ndjen veten të lënë mbas dore gjatë formimit të grupeve të ekspertëve evropianë, të cilët do të mbikqyrin livrimin e gazit rus përmes Ukrainës. Kryeministri polak, Donald Tusk nuk u beson premtimeve politike të Kremlinit dhe dëshiron një kurs të ri në politikën energjitike evropiane: "Sot shihet qartë që siguria energjitike në Evropë varet nga furnizimi prej burimeve të ndryshme e jo vetëm nga gazpërçues të ndryshëm. Prandaj projekti Nabuko, për të cilin ne do të negociojmë në 27 janar në Budapest, ka një rëndësi të veçantë".

Donald Tusk zu Raketenschildplänen der USA

Donald Tusk

Alternativa të reja: Përplasje mes planeve polake dhe atyre gjermane

Me gazpërçuesin Nabuko, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin e ardhshëm, mund të transportohet gazi nga hapësirat kaspike për në vendet evropiane pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Moskës. Por qeveria polake nuk e ka hallin vetëm tek gazpërçuesi i ri i jugut. Shumë më e rëndësishme për Varshavën duket të jetë pengimi i planeve për ndërtimin e gazsjellësi të Detit të Lindjes, përmes të cilit Gjermania do të furnizohej drejtpërdrejt me gaz nga Rusia.

Si pasojë e kostos së lartë, ekspertët polakë e konsiderojnë për nga ana financiare si të vdekur projektin për ndërtimin e gazpërçuesit gjermano-rus. Gjendja mund të ndryshojë vetëm në rast se politika tregohet e gatshme që të rrezikojë. Ndoshta mosmarrëveshjet e fundit me Ukrainën do të paraqesin një lloj ndihme për Evropën Perëndimore për të vendosur pjesëmarrjen në shpenzimet e ndërtimit të gazpërçuesit të Detit të Lindjes. Kështu mendon eksperti polak i energjitikës, Igor Çalupek: "Kalkulimet e firmave pjesëmarrëse janë ngatërruar shumë si pasojë e rënies së çmimit të lëndës së parë. Kështu që kriza e përgjithshme e gazit, të cilën e shkaktoi Rusia ishte e nevojshme, në mënyrë që mungesa e argumenteve ekonomike të zëvendësohet me deklarata politike".

Grafik Ostsee-Pipeline

Linja e gazsjellësit të Detit të Lindjes

Ekonomia energjitike e Polonisë angazhohet që përmes rrugëve të reja të jetë plotësisht e pavarur nga gazi rus. Eurodeputeti polak Jaçek Saryuz-Volski ka propozuar plane të cilat ishin aktuale edhe gjatë krizës me gaz në dimrin e vitit 2006: "Në Svinemynde duhet sa më shpejtë të ndërtohet një port për gazin. Pastaj Polonia do të duhej të angazhohej për një gazpërçues në Skandinavi dhe përfundimisht ne duhet të marrim pjesë në projektin Nabuko".

Oferta e Berlinit që Polonia të lidhet në rrjetin gjerman të gazit nuk ka zënë ndonjë vend të rëndësishëm në planet e Varshavës. Përfitimet e mëdha të furnizuesve gjermanë të gazit bëjnë që çmimi i gazit të jetë shumë i lartë, argumenton qeveria polake.

  • Data 13.01.2009
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GX8q
  • Data 13.01.2009
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GX8q