1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Mënyra të gabuara të të ushqyerit - Shumë gjermanë vuajnë nga mbipesha

Një studim i ministrisë për çështjet e konsumatorëve rezulton, se shumë gjermanë vuajnë nga mbipesha si pasojë e mënyrës së gabuar të të ushqyerit. Kjo tërheq vëmendjen e komentatorëve në periodikun e sotëm.

default

Fëmijë që preferojnë fast food nga McDonald´s

Gazeta "Kieler Nachrichten" vëren: "Në televizion po përjetojnë një bum spektaklet "si të gatuajmë", ku marrin pjesë kuzhinierë të klasit të parë, por me sa duket kulti i të gatuarit nuk ka mbërritur deri në kuzhinat private. Ushqimet e gatshme dhe fast food janë në rritje, ndërkohë që dijet mbi ushqimin dhe aftësia e gatishmëria për ta përgatitur atë janë në rënie. Pasojat janë fatale: Gjermanët hanë shumë dhe në mënyrë të gabuar, aq më tepër që ka edhe shumë dembelë, që nuk duan të lëvizin. Edhe nëse kopshtet e fëmijëve dhe shkollat nuk mund t´i bëjnë të gjitha, pikërisht këtu duhet të ndërmeren nismat për të ushtruar mënyrën e arsyeshme të të ushqyerit, nëqoftëse prindërit nuk japin shembullin e mirë."

"Aachener Zeitung" shkruan: "Njerëzit, që peshojnë shumë, e kanë të vështirë në një shoqëri, në të cilën marrëzia për të qenë elegante po i sëmur shumë gra të reja. Pikërisht këtu qëndron problemi. Ka shumë, që nuk e dinë se ç´është ushqimi i shëndetshëm. Kjo duhet mësuar sa më parë. Nëse prindërit nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë është detyrë e kopshteve dhe e shkollave. Por sërish konfrontohemi me pyetjen, se kush duhet të paguajë?"


Një citat nga artikulli i "Stuttgarter Zeitung": "Për fëmijët politika duhet të kujdeset me insistim jo vetëm për të qenë korrekt në detyrën e vet, por edhe për të parandaluar sëmundjet që vijnë si pasojë e ushqimit jo të mirë. Në sfondin e rritjes masive të popullsisë me mbipeshë duhet të tërhiqet vëmendje edhe për pasojat që ka ky zhvillim ndaj ekonomisë. Pra kemi të bëjmë me një rreth vicioz: kush është i shëndoshë nuk preferon të lëvizë. Qoftë sëmundjet, apo edhe mbipesha çdo vit i kushtojnë miliarda euro sistemit të shëndetësisë. Tensioni i lartë, sëmundjet e zemrës, dëmtimi i kyçeve dhe problemet me kockat në të shumtën e rasteve janë të pandalshme dhe të pashërueshme."

  • Data 31.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D01I
  • Data 31.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D01I