1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mëdyshje të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje në Kosovë

Numri i votuesve në Kosovë është në rënie. “Demokracia në Veprim” ka një muaj po punon në vetëdijësimin e qytetarëve së pjesëmarrja në zgjedhje është menyra e vetme demonstrimit të vullnetit të tyre

default

Manipulimi me vota, mosrealizimi i premtimeve të dhëna, ndryshimet e pakta, që sollen zgjedhjet e kohëpaskohshme, si dhe anashkalimi i vullnetit të qytetarëve janë arsyet më të shpeshta të zbrapjes se qytetarëve nga kutitë e votimit. Ndërsa hetimet e figurave të larta politike për korrupcion, dalja në skenë e rastit Bllaca, si dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, kanë lëkundur besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Si rrjedhoje tek shumica e qytetarëve është prezente ndjenja për bojkotimin e zgjedhjeve. Dhe megjithëse nevoja për ndryshime ndjehet më shumë se kurdoherë, mosbesimi është me i dukshem se kurrë më parë: “Hiç kurrë. Pse me votu? Cilin ta votosh, secili ma i zi se shoqi. Nuk duhet ashtu, krejt hapur me ia plas mushkëritë popullit, me t´ba pishman, pse ia ke qit voten“, thote Zenun Sahiti nga komuna e Pejes.

Populli ka sy e vesh

Kosovo Xhafer Ahmetaj

Xhafer Ahmetaj

Sepse populli ka sy e vesh. Dhe pyetjet: “Përse të votoj? Kujt t´ia jap votën? Çfare kam nga e gjithë kjo“, kanë një bazë tashmë, kur pas premtimeve të shumta në fushatën paraprake të zgjedhjeve për një shtet stabil dhe me perspektive evropiane, Kosova gjendet me president të larguar, me parlament të shpërbërë dhe përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. „As një të tretën e atyre, që kanë premtuar, nuk i kanë realizuar. Sepse lehtë është me thanë kemi 24 orë rrymë e ajo s´osht kurrkund hiç. Premton se rriten rrogat e rrogat nuk rriten. Veç me dalin sa për sy e faqe. E prapë lypin me e marr pushtetin. Luftojnë për karrike. Veç populli i Kosovës ndoshta është në mjegull e ndoshta ua jep votën…”, thotë Xhafer Ahmetaj nga komuna e Deçanit.

Dhe populli voton, vrojton, kërkon dhe pret ndryshimet, që çojnë drejt një jetë më të mirë. Në të kundërtën bojkotojnë zgjedhjet e para, që pasojnë. Dhe për këtë Esma, boshnjake nga Ljubizhda e Hasit, fajëson liderët politikë: „Sepse asnjë ndryshim nuk ka, sa i përket bashkësisë boshnjake nga partitë, që na udhëheqin. Dhe prandaj mendoj se nuk do të dal në zdhedhje, sepse dola unë apo cilido nga boshnjakët, nuk do të sjellim asnjë ndryshim, përderisa është në qeveri kjo garniturë qeverisëse“.

Ndërsa Raif, turk nga Prizreni, ka pritur një qasje tjetër nga institucionet e Kosovës ndaj bashkesise turke: “Sepse bashkësia turke asnjëherë nuk është ndarë, por ka qënë e integruar dhe pjesë përbërese e shoqërisë kosovare. Prandaj institucionet e Kosovës do duhej t´i kushtonin një vëmendje të posacme kërkesave të tyre, të cilat përkundëe vështirësive të medha nuk kanë qënë të shumta asnjëherë!“

Demokracia në veprim

Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu, kryetar i koalicionit të OJQ-ve „Demokracia ne Veprim“

“Demokracia në Veprim” krahas monitorimit të zgjedhjeve në programin e saj ka edhe nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje. Ky koalicion i OJQ-vë tash një muaj po njofotn votuesit për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhjet që janë bërë në vitin 2010, duke zhvilluar takime të ndryshme me qytetarët, për vetëdijësimin se vota e tyre është mënyra e vetme e demonstrimit të vullnetit për të ndërtuar një shtet demokratik dhe për t´ua dhënë fuqinë përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore. Dhe, megjithëse përvoja e zhgënjimit nga zgjedhjet e kaluara është tejet e freskët, „Demokracia në Veprim“ beson se do t´ia dalë të rikthejë qytetarët në mëdyshje tek kutitë e votimit.

„Pavarësisht ndoshta premtimeve, që i kanë bërë subjekete politike dhe zhgenjimit, që kanë qytetarët, megjithatë unë mendoj se ata janë duke e kuptuar se ky është mekanizëm i vetëm, me të cilin ata mund të avancojnë procesin dhe mund të biëennjerëz të përgjegjshëm në institucionet e tyre“,thotë Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koaliconi.

“Voto, ose bieri fyellit”

Ismet Kryeziu

Konferencë shtypi e koalicionit „Demokracia në veprim“

Prej zgjedhjeve të vitit 2000 pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje është në rënie e sipër. Por shpresa për ndryshime është gjithnjë prezente. “Se nëqoftëse hiqet qekjo strukturë e vjetër politike, me siguri ka me pas ndryshime. Se ka njerëz me shkollë e profesionistë të fushave, por sillen rrugëve. Ndërsa njerëzit e pashkollë e të gabuar udhëheqin shtetin“, thotë qytetari Ahmetaj. Perderisa z. Kryeziu edhe një herë sjell mesazhin kryesor të OJQ-vë „Demokracisë në Veprim“ drejtuar qytetrave të Kosovës: “Motoja kryesore ka qënë: “Voto, ose bjeri fyellit!“ Sepse ka momente të caktuara, kur njeriu duhet të demonstrojë fuqinë dhe reagimin e tij. Ndërsa dita e zgjedhjeve është një demonstrim i fuqisë së qytetareve dhe një reagim qytetar për të prodhuar institucione legjitime, të cilat do të udhëheqin me ne në vitet e ardhshme“.

Në diten e zgjedhjeve të jashtezakonshme parlamentare të 12 dhejtorit koalicioni i OJQ-ve „Demokracia në veprim“ do të angazhojë rreth 5,000 vëzhgues, të cilet do ta monitorojne procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QP7s
  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QP7s