1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Më tepër luftënxitëse, se sa vendosëse e paqes

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, kërkoi me këmbëngulje nga Rusia që të arrijë së shpejti një marrëveshje me SHBA-në, për hapa të mëtejshme çarmatimi bërthamor. Shtypi i ditës komenton vizitën e tij:

Frank Valter Shtajnmajer tek Dmitri Medvedev në Moskë

Frank Valter Shtajnmajer tek Dmitri Medvedev në Moskë

Vizitën e Ministrit të Jashtëm Gjerman, Frank Valter Shtajnmajer në Moskë e komenton gazeta FLENSBURGER TAGEBLATT:


"Fotografi dhe mbështetje: të dyja janë aktualisht për Frank Valter Shtajnmajerin politikisht me rëndësinë e mbijetesës. Në fund të fundit, në Gjermani zhvillohet fushatë elektorale dhe Shtajnmajeri, kandidati për kancelar po tregon shenja dobësie. Prandaj ai i hipën avionit dhe shkon në Rusi, ku prezantohet krah për krah me të fuqishmit e kësaj bote. Në të njëjtin nivel me Angela Merkelin. Por nëse një vizitë në Moskë është mjeti i duhur, për t'u perceptuar në Gjermani pozitivisht si ndryshues i botëve, për këtë mund të dyshohet. Sepse më e vonta që prej luftës së Gjeorgjisë, Rusia është sërish për shumicën e gjermanëve ajo që është në realitet: më tepër luftënxitëse, se sa vendosëse e paqes."

Lidhur me kërkesat që formulohen aktualisht në Gjermani, për të mos u marrë më me ish-Sigurimin e shtetit të RDGj-së dhe ish- bashkëpunëtorët e tij, nga gazeta LAUSITZER ZEITUNG shkëpusim:

"Ka mundësi, që edhe tani, në vend të ekzistojë një shumicë, e cila të jetë e interesuar që të harrohet e gjitha historia e pakëndshme me Shtazin (Stasi) dhe shokët e dikurshëm. Po edhe sikur të jetë e vërtetë një gjë e tillë, kjo me siguri nuk do të mbetet kështu. Edhe në Gjermaninë Lindore, rinia shfrytëzon të drejtën e saj për pyetje dhe kërkon të dijë se ku ndodhen sot njerëzit, të cilët siguronin dikur biznesin e frikës dhe të gënjeshtrës. Disa, dhe jo kaq pak, gjenden sot në radhët e policisë, të papushueshëm nga puna dhe të siguruar në një mënyrë të tillë, siç i kanë përjetuar edhe më parë nëpunësit gjermanë ndërrimet e regjimeve. Natyrisht që këtu të lind një pyetje: çfarë u mendua, kur u lejua që ata të vazhdojnë punën në një zyrë publike dhe nëse dihej fare, se çfarë bënë ata dikur." (dpa/aud/aca)

  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7La
  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7La