1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Më shumë transparencë dhe liri mund të sjellin mirëqenie për Rusinë

Për takimin e djeshëm (31.03) në Berlin, mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedjev dhe atë që duhet të bëjë Rusia në planin politik afatgjatë gazetat gjermane shkruajnë:

default

Në gazetën HANNOVERSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG ndër të tjera lexojmë:


"Herët ose vonë, Putini dhe Medvedjevi duhet të pranojnë mendimin se në plan afatgjatë, vetëm më shumë transparencë dhe më shumë liri mund të sjellin më shumë mirëqenie për Rusinë. Kombinimi i një stili autoritar drejtimi me një lëvizje tatëpjetë të ekonomisë është ajo, që po përjeton Rusia dhe njerëzit e saj aktualisht. Në Rusi, njësoj si në Kinë, mësimi që del është: diktatura nuk të mbron nga varfëria."

NÜRNBERGER ZEITUNG ndalet në tragjedinë në brigjet e Libisë, ku përmbysja e varkave të refugjatëve ka sjellë mbytjen e të paktën 200 vetëve:

"A ndihmon një mbyllje edhe më e madhe, a do ta eleminojnë problemin gardhe më të larta, më shumë para për shtetet fqinjë? Me siguri që jo. Duhet pyetur për shkaqet e arratisë. Sepse shumicën e herëve janë të rinjtë, dinamikët dhe energjikët dhe të shkathtit, të cilët nuk do ta vinin në lojë jetën e tyre, po t'u ofronte atdheu një perspektivë. Shkaqet e arratisë janë gjithmonë të njëjtat: varfëria, lufta dhe ndryshimi i klimës."

Ndalimin nga ministria e brendshme gjermane të organizatës ekstremiste të djathtë "Heimattreue Deutsche Jugend", "Rinia Gjermane besnike ndaj vendit të saj", shkurt HDJ e komenton gazeta NEUE PRESSE:

"Mësim i dallimit racor që për nxënësit e shkollave fillore, lojëra lufte për të mëdhenjtë. Në mënyrë tinzare shkolloheshin në kampet me çadrat të "Rinisë Gjermane besnike ndaj vendit të saj" HDJ kuadrot e ardhshme partiake. Që këta manipulues të djathtë fëmijësh nuk do të kenë të drejtë më t'i ngrenë zyrtarisht çadrat e tyre, është veprim i drejtë dhe konsekuent. Të shihje duarlidhur, se si indoktrinoheshin me mendime ekstremiste të djathta fëmijë dhe të rinj, do të kishte qenë e papërgjegjshme në plan afatgjatë." (aud/aca/dpa)

  • Data 01.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HO3R
  • Data 01.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HO3R