1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë të drejta për Eurostat - Takimi i ministrave evropianë të financave në Luksemburg

Zyra evropiane e statistikave Eurostat, do të ketë në të ardhmen më të shumë të drejta për të verifikuar buxhetet që paraqesin vendet e shteteve anëtare të BE-së.

default

Ministrat e financave të BE-së vendosën të martën (8.6.) në Luksemburg që t'i ndryshojnë rregullat e deritanishme të BE-së.

Komisioneri i Bashkimit Evropian pë çështjet financiare, Olli Rehn

Komisioneri i Bashkimit Evropian pë çështjet financiare, Olli Rehn

Paketa gjermane e kursimeve është një nga masat që po ndërmerren brenda BE-së, por meqënëse Gjermania është një ndër vendet më të fuqishme të tij, komisionieri evropian për çështjet financiare, Olli Rehn, u shpreh se kjo paketë është simbol i rëndësishëm që duhet të shërbejë si model: "T ë gjitha vendet e BE-së duhet t'i kenë konsoliduar deri në vitin 2011 buxhetet e tyre. Masat gjermane të kursimit janë një sinjal i qartë për strategjinë e daljes nga borxhet, ashtu si kemi vendosur së bashku."

Eurostat akses në të gjitha datat

Por në të ardhmen nuk do të jetë më e mundur që vendet antare të BE-së të jetojnë vite me rradhë mbi normat e tyre. Së pari do të evitohet që një shtet antar, ashtu si Greqia, të paraqesë të dhëna të manipuluara në Bruksel. Zyra evropiane e statistikave Eurostat do të ketë më shumë të drejta aksesi, theksoi ministrja spanjolle e financave Elena Salgado në Luxemburg: " Eurostat do t'i vizitojë shtetet përkatëse dhe do të ketë akses në të gjitha të dhënat dhe informacionet që do t'u duhen bashkëpunëtorëve të saj për të verifikuar kualitetin e të dhënave statistike."

Forcimi i Paktit të Stabilitetit

EU Griechenland Finanzkrise Herman Van Rompuy

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy

Por projekti më i rëndësishëm është forcimi i Paktit të Stabilitetit. Ky pakt, që për shembull kufizon defiçitin e një buxheti shtetëror vjetor në 3 përqind, dëshmoi që përpara krizës se është një "tigër pa dhëmbë". Hermann van Rompuy, presidenti i Këshillit Evropian, tregoi se cilat do të jenë dy ndryshimet thelbësore brenda këtij pakti: " Do të prezantojmë çdo pranverë të gjitha hartimet e buxheteve kombëtare të Komisionit si edhe të vendeve antare në mënyrë transparente për të gjithë. Përveç kësaj do ta përmirësojmë Paktin e Stabilitetit, duke krijuar mundësi të menjëhershme sanksionesh. Sanksionet mund të vihen pa u arritur akoma kufiri maksimal i defiçitit prej 3 përqind. Për shembull kur shtete të caktuara nuk reagojnë me kohë ndaj paralajmërive apo kur niveli i borxheve rritet më shpejt sa duhet."

Përveç kësaj borxhet e përgjithshme do të observohen më shumë se deri tani, sepse aktualisht u vihet më shumë rëndësi defiçiteve vjetore. Për të gjitha këto hapa duhet më shumë kontroll nga ana e BE-së. Por shtetet antare të BE-së nuk duan ende të flasin për një qeveri të re ekonomike evropiane. Ato druajnë se kështu do të humbasin sovranitetin e tyre.

Autor: Christoph Hasselbach/ Sonila Sand

Redaktoi:

  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NlZH
  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NlZH