1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë siguri - KE ashpërson ligjet e nxjerrjes së naftës nga deti

Pas SHBA-s edhe BE-ja tregon më shumë kujdes me përpunmin e naftës dhe nxjerrjen e saj nga deti. Komisioni i BE-së do të forcojë dhe përmirësojë sigurinë gjatë këtyre punimeve.

default

Komisari i BE-së për energjinë, Günther Oettinger është i bindur se arsyeja kryesore për katastrofën në Gjirin e Meksikës ishte mungesa e një procesi monitorimi të pavarur të të gjithë procesit të nxjerrjes së naftës. Ai propozon që BE-ja të kryejë në të ardhmen një kontroll të dyfishtë: "Firmat kontrolluese dhe firmat që përpunonin naftën ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Kështu që një distancë e dyfishtë, pra këtu firmat e naftës, atje kotrolluesit dhe pastaj edhe njëherë një kontroll i kujdesshëm i punës së kontrolluesve më duket si garancia më e mirë që mund të kemi për të qenë të pavarur dhe të distancuar në monotorimin e këtyre procesve."

Sipas Oettinger BE-ja duhet ta marrë përsipër këtë funksion. Përveç kësaj ai kërkon që çështja e përgjegjësisë dhe dëmshpërblimit të jetë e njëjtë për të gjithë dhe të hyjë në fuqi edhe kur firma nuk mundet më t'i mbajë vetë shpenzimet.

Komisari i BE-së për energjinë, Günther Oettinger

Komisari i BE-së për energjinë, Günther Oettinger

Ligj të njëjtë për të gjitha shtetet e BE-së

Deri tani ka pasur standarte nga më të ndryshmet sigurie kur bëhej fjalë për përpunimin apo nxjerrjen e naftës nga ujrat e BE-së të Detit Verior, Detit Lindor, Mesdheut dhe Detit të Zi, në varësi cili shtet antar ishter përgjegjës për punimet. Jo Leinen, kryetari social-demokrat i Komisionit për ambientin të Parlamentit Evropian, ka disa ditë që ka kërkuar një ligj të njëjtë për të gjitha vendet e BE-së: "Mendoj se qytetarët tanë evropianë presin siguri të njëjtë nga të gjitha 27 shtetet, pra në të katër detet e Evropës dhe jo që ne të sillemi ndryshe me disa shtete që kanë kohë që merren me këtë punë dhe që u përmbahen standarteve të sigurisë, dhe disa të tjerë që në varësi ku punojnë, nuk i marrin shumë seriozisht ato."

Oettinger e pranoi se akoma nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat që shkaktuan katastrofën në Gjirin e Meksikës. Por tani ai do të krijojë një moratiroum të ri për të gjitha nxjerrjet e reja të naftës nga deti. Me këtë ai rrezikon të armiqësohet me kundërshtarë shumë të fuqishëm, si për shembull qeverinë britanike - e cila nxjerr shumicën e naftës nga bregu skocez: "Unë jam realist. Prandaj mendoj se duhet verifikuar propozimi ynë. Pra a është e mundur që të hyjë në fuqi një moratorium për kërkesat e reja për përpunimin e naftës dhe për platformat e reja. Nuk jemi aq naivë sa të besojmë se mund të ndalojmë punën e rafinerive që janë në funksionim."

Ashpërsohen ligjet e nxjerrjes së naftës nga deti

Ashpërsohen ligjet e nxjerrjes së naftës nga deti

Sipas Komisarit evropian nafta do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e Evropës të paktën edhe 10 vitet e ardhshme. Por në pikëpamje afatgjatë, do të luhet sipas rregullit "Të heqim dorë nga nafta". Jo Leinen tha "era offshore do ishte më mirë se nafta offshore" dhe shtoi se shpreson se debatet mbi sigurinë do të sjellin edhe një politikë të re për energjinë.

Autorë: Christoph Hasselbach/ Sonila Sand

Redaktoi: Esat Ahmeti