1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Më shumë se sa vetëm lopë dhe makina - Zakseni i Poshtëm

Zakseni i Poshtëm, (Niedersachsen) është për nga sipërfaqja landi i dytë për nga madhësia, pas Bavarisë. Ai shtrihet nga Deti Baltik (Nordsee) deri në malet e Harcit (Mittelgebirge Harz).

Liqeni artificial në Pilsum në Ostfriesland

Liqeni artificial në Pilsum në Ostfriesland

Landi i kuajve dhe forca e kuajve

Landi i kuajve, Zakseni i Poshtëm, që ka si simbolin e saj një kal në kërcim, karakterizohet nga zhvillimi i bujqësisë më shumë se landet e tjera federale. Megjithatë ndryshimet strukturore ky land i shtrirë midis lumenjve Ems dhe Elbe i ka mposhtur me sukses, falë industrisë së automobilëve.

Prodhuesi i makinave Folksvagen (Volkswagen) ka qendrën e saj në Volfsburg (Wolfsburg). "Kur kollitet Folksvageni, ka zënë gripi Zaksenin e Poshtëm", thotë goja e popullit. Më shumë se 50 milionë folksvagen kanë dalë këtu nga prodhimi. Një në katër vende pune industriale është e varur nga prodhimi i makinave dhe shpërndarja e tyre.

Prodhimi i Folksvagenit në Wolfsburg

Prodhimi i Folksvagenit në Wolfsburg

Shtimi i pulave dhe çipsat

Edhe në bujqësi Zakseni i Poshtëm ka suksese. Ky land është kryesues në tregun e patateve, si dhe në shtimin e derrave, pulave dhe pulave të detit. Në Hanover, kryeqytetin e Landit zhvillohen çdo vit panaire të mëdha, ndër të cilate edhe panairi më i madh në botë i kompjuterave, CeBIT.

Qytetet universitare si Braunshvajg, (Braunschweig) dhe Gëtingen (Göttingen) kanë krijuar mundësi të shkëlqyera për kërkime. Në Hildeshajm, (Hildesheim) mund të vizitohet kisha që është përfshirë në trashëgiminë e kulturës botërore. Edhe në fushën e kulturës, Zakseni i Poshtëm ofron shumë.

Bari me dele në Luginën e Lynebergut

Bari me dele në Luginën e Lynebergut

Natyra pas digave

Por mbi të gjitha Zakseni i Poshtëm të ofron natyrë të shumëllojshme, natyrë që e ka kthyer këtë land në qendër të preferuar turistike. Bregdeti i Detit Baltik (Nordsee) karakterizon Zaksenin, me ishujt frizolindorë (ostfriesisch) Borkum, Juist, Norderney, Baltrum, Langeoog, Spiekeroog dhe Wangerooge. Së bashku me Luginat e Lyneburgut (Lüneburger Heide), rajonet e mitelgebirgeve të Harcit (Harz) dhe Weserbergland krijojnë peizazh të shumëllojshëm.

Lugina e Lynebergut

Lugina e Lynebergut

Direktë dhe me humor

Banorët e Zaksenit të Poshtëm shihen si njerëz direktë dhe pak kokëfortë. Një karakteristikë tjetër e tyre nuk dallohet më shikimin e parë, por e dallon mes telenteve të tjera të Zaksenit të Poshtëm, humorin. Po të mendohet për shembull për Baronin e gënjeshtrave nga Mynçhauzeni( Münchhausen) në Bodenwerder mbi Weser, aventurierin dhe Till Eulenspiegel, shkrimtarin Vilhelm Bush ( Wilhelm Busch) me Maksin dhe Moricin (Max dhe Moritz) që shkruajti komikët e parë, dhe komikun Otto Waalkes dhe karikaturistin Uli Stein .

WWW Linke

  • Data 30.07.2008
  • Autor Renée Willenbring
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmXl
  • Data 30.07.2008
  • Autor Renée Willenbring
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmXl