1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë se kondome - Autori Seewald prezanton librin e tij për Papën

Autori gjerman Peter Seewald prezantoi të martën (23.11.) në Vatikan, librin "Drita e Botës. Papa, Kisha dhe shenjat e kohës".

default

Libri i Seewaldit: "Drita e Botës: Papa, Kisha dhe shenjat e kohës"

Ishte vetë Vatikani që u ra me kohë daulleve të reklamës. Të shtunën e kaluar (20.11.) gazeta e Vatikanit "Osservatore Romano" publikoi paraprakisht paragrafin më të ndjeshëm të këtij libri, duke i dhuruar kështu gazetarit Peter Seewald një sallë të mbushur me gazetarë kureshtarë, të cilët ishin të interesuar kryesisht për një temë: Papa dhe kondomët. Kjo nuk i pëlqeu autorit të librit:

"Në pjesën më të madhe të librit bëhet fjalë për krizën e Kishës, por edhe për krizën e shoqërisë, dhe kjo krizë e shoqërisë, siç e dimë të gjithë nuk është e vogël. Dhe gjysma e botës së gazetarëve shqetësohet dhe diskuton për çështjen e kondomëve."

Privilegj i rrallë - Papa në bisedë direkte

Por në këtë mes pjesa e Peter Seewaldit nuk është e vogël: ai i ka drejtuar Papës këtë dhe pyetje të tjera. Një privilegj i rrallë, gjashtë orë intervistë me Papën. Pyetjet dhe përgjigjet nuk u censuruan:

"Unë nuk jam kronist i Vatikanit. Jam përpjekur të bëj ato pyetje të cilat shqetësojnë sot opinionin publik, që i interesojnë atij dhe për të cilat duhet të marrë përgjigje."

Papst Benedikt / Vatikan / Kirche

Moment i vështirë: skandali i abuzimeve seksuale në kishën katolike.

Kështu nga biseda mësohet direkt se çfarë mendon Papa dhe para së gjithash çfarë ka menduar, p.sh. në kohën e krizës së rëndë që përfshiu Kishën për shkak të skandalit me abuzimet seksuale. "A keni menduar dorëheqjen si opsion?" kërkon të dijë Seewald. "Jo", thotë Papa, "në rrezik bariu nuk e lë vetëm kopenë".

Papa thyen tabutë

Por në përgjithësi sipas Benediktit - citat - "kur një Papë nuk është më në gjendje fizikisht, psiqikisht dhe shpirtërisht të përballojë detyrat e postit, ai mundet dhe duhet të japë dorëheqjen." Një gjë të tillë eksperti i Vatikanit Sandro Magister nuk e ka dëgjuar kurrë nga ndonjë papë:

"Edhe këtu Papa thyen një tabu. Papët e 100 viteve të fundit kanë menduar vërtet për dorëheqje, por kurrë nuk kanë folur publikisht për këtë."

Joseph Ratzinger flet hapur dhe pa zbukurime edhe për krizat e tij dhe zhgënjimet: në Gjermaninë katolike ekziston një shtresë e konsiderueshme e cila - citat - "si të thuash pret që të mund të vërë në shënjestër të kritikave Papën". Kështu shprehet Papa kur pyetet për kritikat nga Gjermania në skandalin Williamson, ripranimin në gjirin e Kishës të ipeshkvit anglez mohues të Holokaustit.

Vetëm mendimi personal i Papës?

Seewald dhe bashkëbiseduesi i tij Benedikt, e habisin vazhdimisht lexuesin, natyrisht para së gjithash me këtë thënie: në raste të caktuara Papa aprovon përdorimin e kondomëve, kur është fjala për të zvogëluar rrezikun e infektimit me HIV. Për arqipeshkvin Rino Fisichella, presidentin e Këshillit Papnor për promovimin e evangjelizmit të ri, bëhet fjalë vetëm për një shprehje të mendimit të Papës:

"Ky libër është një intervistë dhe jo një akt magjisterial", - thotë Fisichella dhe tërheq vëmendjen se seksualiteti sipas katekizmit katolik është i lidhur me dhënien e jetës.

Pas fjalëve të Papës në bisedë me gazetarin Peter Seewald, kjo thënie tingëllon si një përshëndetje nga kisha e vjetër katolike.

Autor: Tilmann Kleinjung / Eliana Xhani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 24.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QGTM
  • Data 24.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QGTM