1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Më shumë se 70 përqind të votave për islamistët

Islamistët kanë marrë sipas rezultateve përfundimtare 70,4 përqind të 498 mandateve. Shumica e deputetëve në parlament do të dërgohen nga partia Vëllazëria Myslimane dhe nga salafistët.

Demostratë e Vëllezërve myslimanë në Kairo

Demostratë e Vëllezërve myslimanë në Kairo

Që prej një jave u bë e qartë, por tani u tha edhe zyrtarisht nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Abdel Moaz Ibrahim: „Partia për liri dhe drejtësi“, krahu politik i vëllazërisë myslimane është forca më e madhe e parlamentit egjiptian. 47 përqind e votave për kandidatët e listave dhe për ata direkt, arriti t`i merrte ajo dhe partneri islamist në aleancë, që e quan veten të moderuar.

Në vend të dytë vjen „Partia e dritës“ - Hizb al-Nour - me gjithsej 24 përqind të votave. Që kjo parti u forcua kaq shumë u tregua që në fazën e parë të zgjedhjeve në muajin nëntor duke krijuar një të papritur të vërtetë. Kërkush nuk priste që islamistët radikalë, të ashtuquajturit salafistë të kishin kaq shumë idhtarë në Egjipt.

Zgjedhjet në Egjipt i fituan islamistët

Zgjedhjet në Egjipt i fituan islamistët

Partia tradicionale liberale Wafd merr me shtatë përqind vendin e tretë, e ndjekur nga liberalët e rinj "Aleanca egjiptiane“.

Partitë e "Rinisë revolucionare" që zhvilluan vitin e kaluar protestat për rrëzimin e presidentit Husni Mubarak nuk përfaqësohen në parlament. Parlamenti mblidhet për herë të parë ditën e hënë (23.1.).

Për presidentin e parlamentit është rënë tashmë dakord nga partitë më të mëdha, siç bëri të ditur Mohammed Mursi, kryetari i Vëllazërisë myslimane: „Çdo parti, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, dhe dy partitë e tjera që pasojnë atë, ‚Nour' dhe ‚Wafd' do të caktojnë si president një nga anëtarët e tyre. Prej tyre, Partia e Lirisë dhe drejtësisë do të vendosë presidentin e parlamentit, dy partitë e tjera dy zëvendësit - sipas vendeve që kanë në parlament."

Saad al-Katatni

Saad al-Katatni

Kandidati i partisë së Lirisë dhe drejtësisë, Saad al-Katatni, është caktuar të jerë president i parlamentit egjiptian. Ai deklaroi se: „Parlamenti i ri do të ketë një përfaqësim të madh të popullit, duke përmbushur shpresat e popullit egjiptian, synimet e revolucionit dhe do të kujdeset për të varfërit në vend."

Por ndonjë forcë të madhe parlamenti nuk do të ketë. Ai nuk do të krijojë qeveri të re, qeveria mbetet ajo që është, e emëruar nga Këshilli i Lartë Ushtarak, organi që sundon mbi Egjipt që prej rrëzimit vitin e kaluar të diktatorit, Husni Mubarak.

Detyra kryesore e parlamentit është zgjedhja e një komisioi për të përpunuar një kushtetutë të re.    

Zgjedhje në Egjipt, 2012

Zgjedhje në Egjipt, 2012

Autor: Björn Blaschke/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi