1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Më shumë se 50 të vrarë në ofensivën e ushtrisë siriane

Bashar Al Assad nuk po lëviz nga istikami. Ai pranoi një telefonatë nga Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon por njëkohësisht ushtria siriane vazhdon me brutalitet të madh ofensivën kundër popullit të vetë.

Qyteti Hama

Qyteti Hama

"Nuk ekziston asnjë zot tjetër përveç Allahut! Këtu në Homs kemi një të vrarë. Data është 7 gusht. Arsyeja është bombardimi kuturu nga ushtria dhe forcat e sigurisë. Kjo është ushtria e Bashar Al Assadit. Prit një herë Erdogan, deri sa Assadi të bëjë reformat."

Ky njeri është duke folur me telefon nga Homsi. Kritika e tij i drejtohet Recep Tayyip Erdoganit. Kryeministri turk ka dërguar ditën e martë (9.8.) ministrin e tij të Jashtëm për në Siri, që t`i thotë ndal dhunës presidentit Assad.

Varrim i një të vrari në Hama

Varrim i një të vrari në Hama

Por jo vetëm në Homs, edhe në qytete të tjera të vendit ushtria ka vepruar me brutalitet kundër opozitës. Sidomos qyteti Deir al-Zur, kështjellë e protestës në lindje të vendit, ka qenë objektiv i ushtrisë. Këtë e njofton Mussab Asawi, një aktivist sirian i të drejtave të njeriut nga Londra, i cili mban kontakte me vendin e vet. Në orën tre e gjysëm të mëngjesit, tregon ai, rreth 250 tanke janë futur në Deir al Zur nga dy drejtime. Ato kanë qëlluar dy orë rresht. Pastaj forcat e sigurisë janë kthyer në qytet. Në Deir al-Zur njerëzit duhet të qëndronin në shtëpi nga frika e snajperistëve apo tankeve.

Këto njoftime nuk mund të konfirmohen. Por, në gjithë vendin ka patur shumë të vrarë. Edhe rrethimi i qytetit Hama në të cilin po zhvillohen prej javësh luftime, vazhdon pa ndërprerje.

Opozita siriane proteston

Opozita siriane proteston

Presidenti Assad, pranoi ndërkohë që telefonatë nga Ban Ki Moon. Sekretari i Përgjithshëm i KB, i kërkoi Assadit të heqë menjëherë dorë nga dhuna kundër civilëve, por deri tani thirrja e tij nuk ka patur sukses.

Siria ka njoftuar ndërkohë zhvillimin në fund të vitit të zgjedhjeve të reja parlamentare. Baza e tyre është një ligj për partitë, i cili ndryshoi para disa ditësh. Por, për opozitën ky është një mashtrim tjetër. Sepse kushtetuta i garanton partisë në pushtet, Baath të mbajë shumicën e parlamentit.

Autor: Jens Wiening/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani