1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Më shumë sa vetëm siguri - Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO

Të mërkurën Këshilli i NATO-s dhe ministrat e jashtëm ai i Shqipërisë dhe i Kroacisë nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit. Ceremonia eklipsohet nga lënia jashtë e Maqedonisë, për shkak të grindjes së emrit me Greqinë.

default

Në fakt Shqipëria dhe Kroacia kishin planifikuar të hynin bashkë me Maqedoninë në NATO. Për këtë qëllim u krijua para tetë vjetësh forumi i bashkëpunimit me SHBA, Karta e Adriatikut dhe Atlantikut. Ndërsa tani këto dy vende do ta përshkojnë vetëm rrugën pa Maqedoninë.

90% e maqedonasve duan anëtarësimin në NATO

Shkupi në samitin e NATO-s në prill në Bukuresht nuk u ftua për anëtarësim, sepse Greqia bllokoi për shkak të emrit të njëjtë që mban ky vend me atë të provincës veriore greke.

Milososki in USA

Antonio Milososki

Ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milosovski u zhgënjye duke theksuar: „Delegacioni maqedonas po largohet sot nga samiti, sepse janë krijuar rrethana, në të cilat ne duhet të jemi pranë popullit maqedonas, që me 90 % mbështet anëtarësimin në NATO. Unë dua t´ju shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha përpjekjet e bëra nga ana e SHBA, dhe veçanërisht nga presidenti Bush.“

Kroacia mbështet rolin e SHBA-ve në NATO

Edhe Kroacia dhe Shqipëria për shkak të historisë së tyre e shohin si qendror rolin e SHBA në NATO. Për Kroacinë vendimtar ishte viti 1995, kur ushtria kroate në pak ditë pushtoi të vetëshpallurën Republika Serbska në Kroaci. Ky operacion, gjatë të cilit u dëbuan qindra mijëra civilë serbë, çoi në kthesën e luftës së Bosnjes. SHBA e mbështetën në prapaskenë në mënyrë masive operacionin duke vendosur kësisoj gurin themeltar ushtarak për Marrëveshjen e Paqes në Dejton – një marrëveshje kjo, që vulosi lamtumirën e OKB-së së dështuar dhe fillimin e misionit të trupës së paqes të NATO-s.

Rumänien NATO Gipfel in Bukarest Gruppenfoto

Samiti i NATO-s në Bukuresht (prill 2008).

Momenti vendimtar për Shqipërinë

Për Shqipërinë përvoja e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtare. Me këtë rast NATO-ja vendosi jo vetëm për luftën, por edhe ishte e vendosur të kujdesej për qindra mijëra refugjatët brenda vendit të tyre.

E megjithatë anëtarësimi për të dyja këto shtete është jo vetëm shenjë e sigurisë ushtarake, por edhe e pjekurisë politike - në një kohë që anëtarësimi në BE për të dyja këto vende po shtyhet në një të ardhme të largët.

NATO do vazhdimin e reformave

Interview mit dem albanischen Außenminister Lulezim Basha

Ministri i jashtëm, Lulzim Basha në intervistë me kryeredaktorin e programit shqip, Fabian Schmidt

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha thekson, se reformat për anëtarësimin në NATO janë shumë më të gjera se sa vetëm brenda kuadrit ushtarak: „Reformat kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, forcimin e disiplinës tatimore, por edhe me uljen e barrës së tatimeve dhe rritjen e transparencës. Kësaj i shtohet edhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar. Kjo ka çuar në rritjen e investimeve dhe të të ardhurave të shtetit, që ka investuar në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim. Por kjo gjithashtu ka mundësuar, që të japim 2% nga produkti social bruto për mbrojtjen, ashtu siç e kërkon NATO-ja.“

Ivo Sanader zu Besuch bei der NATO

Ivo Sanader duke folur para shtabit të NATO-s, në Bruksel

Kryeministri kroat Ivo Sanader thekson, se NATO krijon lidhje shumë më të forta se sa vetëm mbrojtjen nga jashtë: „Kjo është një ditë e madhe për Kroacinë, një ditë, në të cilën Kroacia provon prejkurinë si një shtet demokratik. Në rast të kundërt NATO nuk do ta kish ftuar Kroacinë. NATO është për mua jo vetëm një aleancë ushtarake, por edhe një aleancë botërore. Këto janë vlerat si liria, demokracia, shteti ligjor dhe ekonomia e tregut. “

Po kështu theksoi në samitin e Bukureshtit edhe presidenti i SHBA, George W. Bush, sipas të cilit NATO-ja ofron shumë më tepër se siguria: „Ftesa për Kroacinë dhe Shqipërinë është shenjë e besimit, që ato po i zbatojnë reformat e nevojshme dhe do të japin një kontribut të fuqishëm në aleancën tonë madhështore. Nëse në të ardhmen dikush kërcënon popujt e tyre, Amerika dhe aleanca e NATO-s do t´u qëndrojnë pranë atyre dhe askush nuk do t´ia dalë që t´u rrëmbejë atyre lirinë.“

Për të dëshmuar besnikërinë ndaj aleancës këto dy vende prej vitesh marrin pjesë me kontigjentet e tyre të vogla në disa misione paqeje të NATO-s, ndër të tjera edhe në Afganistan.

DW.COM

  • Data 09.07.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYpC
  • Data 09.07.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYpC