1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Më shumë policë në veri të Kosovës për zgjedhjet

Policia e Kosovës po harton një plan operativ gjithpërfshirës për zgjedhjet. Plani operativ i policisë hartohet në bazë të një vlerësimi të rrezikshmërisë, që mund të jetë gjatë kohës së zgjedhjeve

Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sww bashku me policinë e misionit EULEX dhe forcat paqerujatëse janë duke e hartuar në plan të përbashkët operativ, në mënyrë që zgjedhjet e jashtzakonshme në Kosovë që do të mbahen më 12 dhjetor të zhvillohen në një atmosferë të qetë. , se plani operativ i policisë hartohet në bazë të një vlerësimi të rrezikshmërisë, që mund të jetë gjatë kohës së zgjedhjeve.

Plani ka për synim ofrimin e sigurisë për të gjithë

“Qëllimi i përgatitjes së këtij plani operacional është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që ata të mund të ushtrojë të dejtën e tyre të votës, poashtu të mbajmë rend dhe qetësi publike, të ofrojmë siguri për të gjith procesin zgjedhor, që përfshihet edhe fushata zgjedhore”, i tha DW zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës tashmë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhje, mirëpo ata kundërshtohen nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Veriut. Megjithkëtë, KQZ thotë se edhe në Veri të Kosovës do të hapen qendrat e votimit. Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, një angazhim më i shtuar do të jetë në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar me shumicë serbe.

“Në bazë të vlerësimeve tona, që janë duke u bërë në të gjitha rajonet poashtu edhe në Veri dhe varësisht prej vlerësimeve të rrezikshmërisë do të jetë edhe i angazhuar numri i zyrtarëve policorë, që mund të jetë një numër i shtuar”, thotë Baki Kelani.

Të angazhuara gjatë zgjedhjeve do të jenë edhe forcat paqerujatëse të KFOR-it. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Ditere Wischter, i tha DW-së se forcat paqeruajtëse janë duke kordinuar punën me policinë e Kosovës dhe policinë e misionit EULEX.

Policë të Kosovës gjatë stërvitjes

Policë të Kosovës gjatë stërvitjes

KFOR-i gjatë zgjedhjeve do të jetë një forcë rezervë

“Synimi ynë është që të ofrojmë një ambient të qetë gjatë kohës së zgjedhjeve, por ne nuk do të jemi të pranishëm në linjën e parë, por më shumë do të jemi si një forcë rezervë, sepse konsiderojmë se nuk është e nevojshme që të jemi në linjë të parë, mirëpo të gatshëm që të përgjigjemi nëse paraqitet ndonjë telashe”, thotë zëdhënësi Wischter.

Sipas vlerësimeve të KFOR-it, situata e sigurisë në përgjithësi në Kosovë është e qetë, nuk pritet ndonjë përkeqësim i saj. KFOR- ri pret që që zgjedhjet të jenë të qeta në përputhje me standardet demokratike. Të angazhuara së bashku me policinë e Kosovës gjatë kohës së zgjedhjeve do të jetë edhe policia e misionit EULEX, mirëpo kjo forcë vetëm do të këshillojë policinë e Kosovës, thotë për programin tonë, Blerim Krasniqi, zëdhënës i misionit EULEX.

EULEX-i do ta këshillojë policinë e Kosovës

“Roli i misionit EULEX gjatë zgjedhjeve në Kosovë do të jetë të mbështesë policinë e Kosovës, përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit”, thotë Blerim Krasniqi.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në Kosovë në vitin 2009, policia e Kosovës pati agazhuar mbi pesë mijë polic. Policia do të qëndrojë afër qendrave të votimit, mirëpo jo brenda tyre.

Autor: Bekim Shehu/Prishtinë

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 24.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QGrQ
  • Data 24.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QGrQ