1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Më shumë para për planifikim familjar - Parashikimet e Kombeve të Bashkuara për vitin 2050

Çdo dy vjet OKB-ja rishqyrton prognozat për zhvillimin e popullsisë së Botës deri në vitin 2050. Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë që festohet çdo vit me 11 korrik këto shifra kanë një domethënie të veçantë.

Fertiliteti më i pakët është fertilitet i mirë, kur i përgjigjet edhe asaj që duan familjet

Fertiliteti më i pakët është fertilitet i mirë, kur i përgjigjet edhe asaj që duan familjet

Le ta zëmë se kjo është Ana - ditëlindja 1 janar 2050. Në rast se prognoza e fundit e OKB-së në lidhje me popullsinë e Botës do të dalë, atëhere asaj do t'i duhej të ndante ushqimin, energjinë dhe ambientin me 9,1 miliardë të tjerë. 2,3 miliardë më tepër se sot.


Gjithësesi nisur nga fakti se prognozat e statisticienëve të OKB-së bazohen në disa parametra duke i ndryshuar nga pak ato atëherë kjo shifër mund të jetë edhe 11 miliardë dhe në rastin e kundër 8 miliardë.

Shifra prej 9,1 miliardë njerëzish është më e mundshmja për vitin 2050

Zëvendës-shefi i sektorit të OKB-së për popullsinë Thomas Büttner, sqaron se shifra prej 9,1 miliardë njerëzish është më e mundshmja për vitin 2050 sepse sipas tij: "Kjo vlerë e mesme e OKB-së bazohet në rënien mesatare të natalitetit në vendet në zhvillim."


Në vitin 2050 mesatarja globale e numrit të fëmijëve që sjell në jetë çdo femër nuk do të jetë më 2,56 fëmijë si sot, por vetëm 2,02. Shkak për këtë rënie të numrit të lindjeve është sipas statisticienëvce të OKB-së suksesi i vështirë i politikës së planifikimit familjar.


"Fertiliteti më i pakët është fertilitet i mirë, kur i përgjigjet edhe asaj që duan familjet.“ - thotë Thomas Büttner.

Në 49 vendet më të pazhvilluara të botës popullsia do të dyfishohet

Në pritje të ushqimeve nga Kombet e Bashkuara - një fshat në Malawi

Në pritje të ushqimeve nga Kombet e Bashkuara - një fshat në Malawi

Gjithësesi shifra dy fëmijë për grua të mashtron. Edhe në vitin 2050 dallimet në pëqindjen e lindjeve do të jetë të mëdha. Në 49 vendet më të pazhvilluara të botës, ndër të tjera në Nigeri, Somali dhe Sierra Leone popullsia do të dyfishohet. Po ashtu në masë të madhe do të shtohet edhe numri i banorëve të Indisë. Me 1,6 miliardë banorë India jo vetëm do t'ia kalojë Kinës si vendi me popullsinë më të madhe në Botë, por do të jetë edhe një ndër rajonet më të populluara të Botës.


Në vendet industriale tradicionale të Botës përqindja e lindjeve do të shënojë deri në vitin 2050 rritje të lehtë. Sot ajo është mesatarisht 1,6 fëmijë për grua.


"Ne parashikojmë që edhe vende që kanë një lindshmëri të ulët, p.sh. në Gjermani, të ketë ngadalë rritje të numrit të fëmijëve për çdo grua, por kjo nuk do të mjaftojë në perspektivë afatgjatë për të stabilizuar numrin e popullsisë.“

Rrudhja dhe plakja do të vazhdojë në vendet e industrializuara

Madje edhe shtimi i rrymave të migrimit nuk do të mjaftojë për të përballuar rrudhjen dhe plakjen e vendeve të industrializuara. Në vitin 2050 rreth një e treta e popullsisë së këtyre vendeve do të jetë mbi 60 vjeç.


Përfundimi i statisticienëve: Popullsia e botës do të vazhdojë të rritet. E re është vetëm që rritja do të jetë me hapa më të ulët se sa ata kishin parashikuar vetë deri tani.


Autor: Richard Fuchs / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 11.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlUr
  • Data 11.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IlUr