1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Më shumë para në arkën e shtetit

Deri në vitin 2015, në arkën shtetërore në Gjermani pritet të ketë rreth 40 miliardë euro më shumë të ardhura nga tatimet. Një lajm i gëzueshëm. Por politikanët megjithatë ende duan të kursejnë më shumë.

default

Në samitin e G20-ës në Kanën franceze, ministri gjerman i Financave dha lajmin e mirë: deri në fund të vitit 2015 shteti gjerman do të ketë në arkën e tij gjithsej 39,5 miliardë euro më shumë. Kështu kanë llogaritur vlerësuesit e taksave në takimin e tyre treditor me dyer të mbyllura në Halle. Vetëm për këtë vit mund të llogaritet një plus prej rreth 16 miliardë eurove në krahasim me vlerësimin e fundit të bërë në muajin maj. Ministri  i Financave Wolfgang Schäuble natyrisht që i gëzohet këtij lajmi, por nuk habitet nga rezultati: "Kjo korrespondon me rrjedhën e koniukturës - në gjysmën e parë të vitit 2011 nga java në javë kanë ndryshuar parashikimet për zhvillimin e rritjes ekonomike."

Këto ndryshime kanë ndodhur falë zhvillimit konkuturor dhe me të rënies së shkallës së papunësisë. Por shtrohet pyetja: a do të vazhdojë të mbetet kështu? Rritja ekonomike aktualisht gati se është ndalur dhe duke pasur parasysh krizën financiare, ekonomistët parashohin një rënie edhe për vitin e ardhshëm. Prandaj rritja e të ardhurave tatimore, sqaron Schäuble, duhet të shihet thjesht si një lehtësim për ristrukturimin e borxhit të ri.  Kështu që liri të mëdha veprimi nuk do të ketë në buxhet. "Vlerësimi i tatimit konfirmon se është shumë e mirë që ne prej fillimit të periudhës legjislative kemi udhëhequr një politikë shumë të qëndrueshme fiskale. Ne do të vazhdojmë këtë kurs", tha ministri.

No Flash Verbraucherpreise Eurozone Euro Preise

Vlen parimi i kangurit

Një qëndrim, me të cilin pajtohet plotësisht edhe kolegu i partisë së Schaübles dhe sekretar shtetëror në ministrinë e Financave, Steffen Kampeter.  Në menaxhimin e mëtejshëm të buxhetit duhet të respektohet parimi i kangurit, që do të thotë: Me një xhep të zbrazët nuk janë të mundshme kërcime të mëdha. "Unë besoj se çdo devijim nga objektivat tanë për konsolidim duke pasur parasysh debatin mbarë-evropian do të rezultojë me mesazhe të gabuara. Gjermania, kërkon nga shumë vende të tjera në Evropë disiplinë në buxhetet shtetërore dhe për këtë arsye ajo duhet sigurisht të vazhdojë të jetë shembull për të tjerët me sjelljen e saj", thotë Kampeter.

Autorin: Sabine Kinkartz / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama