1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Më shumë liri udhëtimi në Evropë

Të premten u hapën kufijtë e 24 vendeve evropiane. Kjo ngjarje u pasqyrua edhe në komentet e shtypit ndërkombëtar të javës

default

Merkel, Barroso dhe Socrates gjatë festimit të heqjes së doganës në kufirin çeko-polako-gjerman

E përditshmja polake RZECZPOSPOLITA nga Varshava shkruan: „Është një ngjarje epokale. … Anëtarësia në BE po na sjell njëherë më shumë të mira se të këqija, dhe liria e lëvizjes në kontinentin e vjetër është një dëshmi për këtë. A do të na bëjë heqja e kufijve më shumë evropianë e më pak polakë? Mos kini frikë - se polakëria jonë nuk do të zhduket me që u hoqën disa tabela... Ne do të jemi më të lirë, edhe pse kjo dëgjohet patetike." Ndërsa LE MONDE nga Parisi tregon më shumë mirëkuptim për ata që kanë frikë: „Ka mundësi që kriminelët, mafiozët, kontrabandistët e ndryshëm të përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë. Gjithçka do të varet nga ajo, se si do të funksionojë sistemi Shengen. Ky sistem nuk parasheh vetëm forcimin e kontrollit në kufijtë e jashtëm të BE-së, por edhe përmirësimin e bashkëpunimit policor ndërmjet vendeve të prekura. Por në këtë fushë rezultatet kanë mbetur tepër larg synimeve që kanë deklaruar evropianët. Jo gjithnjë ekziston vullneti i nevojshëm politik për të kooperuar." Gazeta vjeneze DIE PRESSE ndërkohë është e mendimit se nuk ka përse të kihet frikë: „Hapja e kufijve përbën një rrezik. Por ky rrezik është ekzagjeruar nga mediat tabloide dhe politika. E tani, të gjithë kanë frikë. S'ka dyshim: Më shumë njerëz në një hapësirë sjellin gjithmonë një rrezik më të madh. …Por frika ështe e tepruar. Frika nga një fluks masiv i migrantëve ilegalë është e pabazë, në se do ta analizonim më saktë. Potenciali i migrantëve të tillë nuk rritet përmes hapjes së kufijve." Gazeta spanjolle EL PERIÓDICO DE CATALUNYA nga Barcelona konstaton: „Forma tradicionale e sovranitetit është e vjetëruar. Sukseset e nevojshme mund t'i sjellë vetëm bashkëpunimi në mes organeve të sigurisë në vendet e BE-së. Prandaj edhe nuk ka ndonjë kuptim që Britania e Madhe dhe Irlanda të na nderojnë me mungesën e tyre në marrëveshjen e Shengenit. Ato mbrojnë idenë e një sovraniteti që nuk është më bashkëkohor. Me këtë ata tregojnë se e keqkuptojnë bashkimin politik të Evropës dhe preferojnë më mirë t'i nënshtrohen diktatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Data 22.12.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIT
  • Data 22.12.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIT