1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Më shumë kontroll për mbrojtësit e kushtetutës

Ministri i Brendshëm dëshiron të reformojë Entin për mbrojtjen e kushtetutës. Mirëpo se si, kjo është akktualisht e paqartë. Në vend të kësaj shfaqen vazhdimisht fakte të reja turpëruese për gabime të organizatës.

Komisioni hetimor parlamentar për grupin e terrorit NSU (Ilegaliteti Nacionalsocialist) po përballet vazhdimisht me pyetje të reja. Ende nuk është sqaruar përse vjeshtën e kaluar u asgjësuan dosje të cilat mund të kishin dhënë informacion se si është bashkëpunuar me persona kontakti nga Mbrojtja e atdheut në Turingji (me qëndrim të afërt me NSU-në). Fakti që dosjet janë hedhur në makinën që i bën shkresat fije-fije u zbulua javën e kaluar. Në fillim të kësaj jave u bë e ditur që Enti italian për mbrojtjen e shtetit AISI e pati informuar Mbrojtjen gjermane të kushtetutës qysh në vitin 2003 mbi plane për atentate të neonazistëve. Të martën (03.07.2012) u shtua zbulimi që edhe pas atentatit të vitit 2004 në Këln (në të cilin u plagosën rëndë 22 vetë) Enti për mbrojtjen e kushtetutës nuk kishte hetuar mjaftueshëm.

Përballë avarive në hetime në aferën e neonazistëve Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich tha se gabimet nuk duhet të mbeten pa konsekuenca. Pas largimit para kohe të presidentit aktual të Entit për mbrojtjen e kushtetutës Heinz Fromm më 31 qershor do të flitet për reforma te Mbrojtja e kushtetutës, tha Friedrich. Megjithatë, çështja është se ç'trajtë do të ketë kjo reformë dhe një kontroll më i fortë i punës së mbrojtësve të kushtetutës.

Duhet analizuar shumë më tepër

Der Berliner Rechtsextremismus-Forscher Hajo Funke sitzt am Montag (08.08.2011) in seinem Arbeitszimmer in Berlin. Foto: Stephanie Pilick dpa/lbn (Zu dpa-Gespräch: Experte: Rechtspopulisten nicht klar von Extremismus abgrenzbar am 09.08.2011)

Hajo Funke

Për politologun dhe specialistin për ekstremizmin e djathtë Hajo Funke (i cili zë vend si i ftuar në komisionin hetimor parlamentar për NSU-në) aktualisht nuk mund të parashikohet se ç'kontroll do të jetë i mundshëm: „Mirëpo, doemos duhet të ngrihen struktura të reja, të cilat në tërësi janë në gjendje ta kuptojnë dukurinë e ekstremizmit të djathtë. Për shembull, qendra vrojtimi shkencore dhe të ngarkuar të pavarur. Ne na duhet një strukturë shumë më e hapur, e cila i futet në mënyrë analitike thelbit të problemit që kemi me ekstremizmin e djathtë.

Deri tani ka pasur edhe kontroll, thotë Funke, (p.sh. ministritë që kontrollojnë entet përkatëse të landeve dhe të federatës me anë të mbikëqyrjes së punonjësve dhe komisionet parlamentare të kontrollit, por kjo nuk ka mjaftuar.

Fshehje e qëllimshme

Thueringen/ ARCHIV: Die Bildkombo zeigt Fahndungsbilder der Mitglieder der rechtsextremistischen Terrorzelle Nationalsozialistischer Untergrund (NSU), Uwe Mundlos (oben l. aus dem Jahr 2009, unten l. aus dem Jahr 1998), Beate Zschaepe (oben M. aus dem Jahr 2011, unten M. aus dem Jahr 1998) und Uwe Boehnhardt (oben r. aus dem Jahr 2011, unten r. aus dem Jahr 1998). Auf der Suche nach Mitgliedern der rechtsextremen Terrorgruppe NSU hat es in der Vergangenheit zahlreiche Pannen bei den Thueringer Sicherheitsbehoerden gegeben. Thueringens Innenminister sagte am Dienstag (15.05.12) in Erfurt bei der Vorstellung eines ersten Gutachtens ueber die Entstehung des Nationalsozialistischen Untergrunds (NSU): Der Bericht zeigt gravierende Fehler bei Verfassungsschutz, Polizei und Staatsanwaltschaft auf. Es habe unter anderem an Abstimmungen, Informationsweitergaben und Auswertungen von Erkenntnissen gemangelt. (zu dapd-Text) Foto: BKA/Ostthueringer Zeitung/dapd

NSU Trio

Mbrojtësit e kushtetutës shpesh kanë punuar për vete të vet dhe nuk i kanë parë shenjat ose i kanë keqinterpretuar ato, vijon Funke. Me gjasa çështja është më e thellë, u shpreh Funke në bisedë me Deutsche Welle-n. „Të bërët fije-fije e shkresave është një akt fshehjeje. Ka të dhëna që kjo është bërë me qëllim, megjithëse tani nuk e dimë ende me saktësi.“

Deputeti liberal në Bundestag Patrick Kurth, i cili është edhe anëtar i komisionit hetimor për NSU-në, theksoi të martën se në aferën e NSU-së duhen shqyrtuar edhe hapa ligjorë kundër Entit për mbrojtjen e kushtetutës. I pyetur prej Deustche Welle-s Kurth tha se dëshmitarëve u duhen bërë të qarta konsekuencat e deponimeve të tyre: „Besoj që edhe publiku duhet ta ketë të qartë se dëshmitarët nuk lejohet të thonë ç'të duan.“

Vështrimi i njëanshëm ka traditë

Gazetari dhe eksperti i ekstremizmit të djathtë Thias Marsen nuk beson që Mbrojtja e kushtetutës është e reformueshme dhe bën thirrje për mbylljen e saj. Fakti që ky institucion nuk ka vënë re ose ka injoruar shumë informacione është për të së paku pjesërisht i shpjegueshëm me historinë e institucionit: Natyrisht, Mbrojtja e kushtetutës është një krijesë e Luftës së Ftohtë, kur përballë njëri-tjetrit gjendeshin dy blloqe të papajtueshme. Ai drejtohej para së gjithash kundër Lindjes, kundër RDGJ-së, kundër ndikimit real apo të supozuar të komunistëve. Prandaj syri i tij ka qenë i drejtuar më shumë nga e majta.“ Gjithashtu dihet që Mbrojtja e kushtetutës është ngritur pjesërisht nga njerëz që kanë qenë kriminelë nazistë dhe që në një pjesë kanë shtypur rezistencën në vendet e pushtuara prej Gjermanisë naziste, thotë Marsen.

Autor: Günther Birkenstock / Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi