1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Më shumë guxim për pranim mungesash

Shtetet e NATO-s janë të kënaqura me marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në gjatë samitit. Mirëpo për një "smart defense" të vërtetë duhet vullnet politik më i madh.

Takimi i NATO-s në Çikago

Takimi i NATO-s në Çikago

Një për të gjithë, të gjithë për një (përballë arkave të zbrazëta 28 vendet anëtare e kanë kuptuar me kohë që duhet të plotësojnë në masë më të madhe njëri-tjetrin në aftësitë e tyre mbrojtëse, sepse jo çdo shtet mund t'i lejojë vetes tërë gamën e armatimit). Koncepti mban emrin "Smart Defense". Vërtet ai u zgjerua në Çikago, mirëpo politikisht nuk bëhet ende çmos për të dhënë mbështetje, e kjo nevojitet.

Parlamentet duhet të miratojnë

Në Çikago u vendos ndër të tjera që aleanca të marrë përsipër tani e tutje kontrollin e hapësirës ajrore për shtetet baltike, në mënyrë që ato të mund të përqendrohen për shembull te misioni në Afganistan. Edhe kostot për sistemin e mbikqyrjes së tokës nga ajri AGS kanë për t'i ndarë 13 shtete. Edhe Gjermania merr pjesë këtu, dhe paguan pas SHBA-së pjesën më të madhe. Megjithatë, duhet që këto shpenzime t'i miratojë njëherë Bundestag-u. E pikërisht këtu shfaqet pengesa më e medhe për "Smart Defense-in": prerogativa parlamentare.

E zëmë se Gjermania merr përsipër sipas planit ngritjen e kapaciteteve të rikonjicionit detar, por nuk merr pjesë në misionin e mëvonshëm ushtarak të NATO-s: A duhet ta japë më parë miratimin parlamenti për një gjë të tillë? Procesi i i gjatë e i vështirë do t'i binte ndesh parimit "Smart Defense". Shtetet e tjera duhet të besojnë tërësisht që ndarja e punës të funksionojë vërtet menjëherë.

Arka të pamjaftueshme

Gjermanët, por edhe vende të tjera, duhet të shqyrtojnë urgjentisht se si mund të zgjidhet ky problem. Një mundësi mund të ishte kjo: Bundestagu voton që gjatë vendimit mbi ngritjen e kapacitetit ushtarak njëkohësisht për misionin në parim (pavarësisht nëse është dorëzuar në radhë të parë një kërkesë për mision). Kjo do të thotë të heqësh dorë paksa prej sovranitetit kombëtar.

Mirëpo në qoftë se NATO-ja do vërtet të jetë aleanca e përbetuar, për të cilën i pëlqen të hiqet, përballë shterimit të financave kjo rrugë është e pashmangshme. Shumica e vendeve të NATO-s nuk arrijnë as shpenzimet e përcaktuara për mbrojtjen prej dy për qind të produktit të brendshëm bruto. Vetëm SHBA-ja, Britania e Madhe dhe (pikërisht) shqetësimi i madh i eurozonës Greqia e plotësuan këtë kriter në 2011-n. Amerikanët nuk janë më aspak të gatshëm të mbajnë barrë financiare kryesore të Aleancës. Dhe të gjitha shtetet do të parapëlqenin ta investonin një pjesë të buxhetit të mbrojtjes në programe ekonomiko-sociale.

Mirëpo, është e qartë që zbatimi konsekuent i "Smart Defense-it" në vendet e veçanta do të ndeshë në qëndresë të ashpër. Dhe siç tregojnë tendosjet e fundit për shembull me Francën rreth misionit në Afganistan, mosbesimi i ndërsjellë është vërtet i përligjur. Mirëpo, për kaq kohë "Smart Defense" mbetet jo më shumë sesa një ide e këndshme.

Autor: Christina Bergmann/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi