1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë evropianë mes kardinalëve

Papa Benedikt pranoi kardinalët e rinj në organin e tij më të rëndësishëm këshillues. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Evropa. Përbërja e tyre nuk pasqyron zhvillimet në gjithë botën.

Benedikt XVI. pranoi të shtunën (18.2.2012) 22 peshkopë të rinj në rrethin e kardinalëve

Benedikt XVI. pranoi të shtunën (18.2.2012) 22 peshkopë të rinj në rrethin e kardinalëve

Njohës të Kishës Katolike flasin prej vitesh për tendenca të Kishës universale. Si dëshmi për këtë ata sjellin numrin e katolikëve në Amerikën Latine i cili është gjithnjë në rritje, ndërkohë që në Evropë e cila kritikohet si e dobët në çështjet e besimit, numri i katolikëve është gjithnjë në rënie. Por këto ndryshime nuk pasqyrohen në rrethin e kardinalëve.

Kardinalët nuk janë vetëm njerëzit me postin më të rëndësishëm në Kishën katolike pas Papës, por edhe këshilltarët e tij më të rëndësishëm. Përveç kësaj, ata krijojnë rrethin e atyre që organizojnë zgjedhjen e Papës dhe zgjedhjen në fund të kreut të kishës. Benedikt XVI. pranoi të shtunën (18.2.2012) 22 peshkopë të rinj në rrethin e kardinalëve. Megjithatë katër prej tyre janë më të moshuar se 80 vjeç, kështu që nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjen e Papës.

Benedikt XVI. pranoi të shtunën (18.2.2012) 22 peshkopë të rinj në rrethin e kardinalëve

Benedikt XVI. pranoi të shtunën (18.2.2012) 22 peshkopë të rinj në rrethin e kardinalëve

Dominancë evropiane

Si rezultat pjesa e evropianëve mes kardinalëve që lejohen të zgjedhin Papën, është më e madhja prej dekadash, me 67 nga 125. Gati një në katër prej tyre janë italianë. Shumë ekspertë prisnin në fakt që roli tradicionalisht i madh i italianëve në Kolegiumin e kardinalëve dhe në Curia, aparatin e Vatikanit, të binte. Por duket se po ndodh e kundërta.

Edhe nëse kolegiumi i kardinalëve nuk është instancë reprezentative, përbërja e tij nuk pasqyron ndryshimet në katolicizmin botëror gjatë dekadave të kaluara. Një në katër katolikë të botës, jeton në Evropë. Kurse gjysma e gjithë katolikëve janë amerikane- kryesisht amerikano-latinë. Gati gjysma e 1,2 miliardë katolikëve flasin portugalisht, ose spanjisht.

Dominancë evropiane mes kardinalëve

Dominancë evropiane mes kardinalëve

Amerika Latine prezantohet pak

Por, pikërisht shtetet në të cila katolicizmi lulëzon janë të paprezantuar në rrethin e zgjedhësve të Papës.

Brazili do të ketë në të ardhmen gjashtë kardinalë nën moshën 80 vjeçare dhe Meksika katër. Nëse aktualisht do të zgjidhej një papë i ri, atëherë vetëm 22 kardinalë do të ishin nga Amerika Latine.

Nëse hedh një vështrim mbi kardinalët evropianë, atëherë vëren se pas Italisë është Gjermania vendi më i shpeshtë i origjinës. Tani Papa do i veshë dy kardinalëve të tjerë rrobat e kuqe. Në këtë mënyrë rritet numri i kardinalëve gjermanë në nëntë, një shifër që nuk ka qenë kurrë kaq e madhe. Superlavita tjetër është se peshkopi aktual i Berlinit, Rainer Maria Woelki do të jetë me 55 vjeçët e tij kardinali më i ri.

Papa Benedikt XVI me kardinalët në Vatikan

Papa Benedikt XVI me kardinalët në Vatikan

Autor: Christoph Strack/ Aida Cama

Redaktoi: E. Xhani