1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë efikasitet dhe siguri - BE-ja do ta riorganizojë trafikun ajror evropian

Përpjekjet për riorganizimin e zonave të trafikut ajror evropian, nuk kanë sjellë ende rezultatet e duhura. Bashkimi Evropian ka vendosur tani që të ndërmarrë një masë të re.

default

Trafiku ajror evropian po rritet në mënyrë aq të shpejtë, sa që Komisioni i BE-së ka vendosur tani ta riorganizojë sa më parë atë. Situata aktuale është e papranueshme, shprehen politikanët evropianë, sepse korridoret ajrore dhe qendrat e kontrollit nuk janë aq efikase, sa mund të administrojnë siç duhet trafikun aktual ajror. Meqënëse në shumicën e rasteve për sigurinë e fluturimit vlen ende masa kombëtare e lartësisë, pra e vendit nga i cili vjen aeroplani, shumica e pilotëve nuk lejohen të marrin rrugën më të shkurtër duke arritur kështu gjithmonë me vonesë në destinacion.


Antonio Tajani, komisioneri i ri i BE-së për trafikun, përmend disa shembuj: Për rrugën Lyon-Frankfurt ekzistojnë 2400 fluturime në vit. Çdo fluturim është 177 km më i gjatë sa duhet, çka do të thoë se me çdo fluturim prodhohen 1200 kg CO2.


Rrugë direkte, kjo do të thotë jo vetëm më pak vonesa, por edhe më pak kerozinë, thotë komisioneri Tajani. Brukseli llogarit me 60 milionë ton më pak CO2. Sipas ligjit të ri të BE-së, zonat ajrore evropiane duhet të përdoren në bazë të disa rregullave gjithashtu evropiane, që do të vlejnë për të gjitha shtetet e BE-së. Përsa i përket pjesës së mesme të Evropës, Gjermania, Zvicra dhe Franca po punojnë për zëvendësimin sa më të shpejtë të ligjeve nacionale për fluturimet jashtë vendit, me ato evropiane.


Përveç kësaj po punohet që siguria e fluturimeve të jetë më efikase në të ardhmen, duke reduktuar kështu qendrat e shumta të kontrollit në aeroporte. Sipas komisionerit Tajani, në Evropë ka aktualisht 60 qendra kontrolli në 27 vendet antare.


Porblem tjetër janë standartet e ndryshme teknike që ekzistojnë në 27 vendet antare, sepse do të duhet një kohë e konsiderueshme, deri sa të implementohet një teknologji e njejtë për të gjitha këto shtete. Por Parlamenti i Evropës dhe Këshilli i ministrave të BE-së, duhet t´i verifkojnë me kujdes planet e Komisionit në Bruksel, sepse viti 2012 tingëllon si një synim tepër optimist.

  • Data 26.06.2008
  • Autor Christopher Plaß
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQrl
  • Data 26.06.2008
  • Autor Christopher Plaß
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQrl