1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shpejt se mendohej: Lista e reformave të Greqisë

Greqia e ka bërë gati listën e reformave që pritet të dërgohet këtë të hënë (23.02.). Listën e patën kërkuar ministrat e Financave të Eurozonës si kthim për zgjatjen e programit të ndihmave.

Ja që ishte e bëshme: jo më larg se e premtja, Greqia ra dakord me donatorët evropianë për zgjatjen edhe me katër muaj të programit aktual të ndihmave. Deri të hënën në darkë, Greqia kishte në thelb kohë për të paraqitur planet e saj si kthim për përcjelljen Greqisë të miliardave të tjera. Por nga Athina u dëgjua papritur të shtunën: dokumenti do të hartohet të dielën, kështu u shpreh ministri sportiv i Financave të Greqisë, Janis Varoufakis. U tha megjithatë se lista do të dërgohet vetëm të hënën (23.02.2015). Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të qeverisë bëhet fjalë për një listë të shkurtër, në të cilën gjenden elementë si: mospagim taksash, korrupsion dhe administrata publike. Por shifra ose objektiva konkrete nuk janë parashikuar, u tha. Është "plotësisht e sigurtë" që lista do të gjejë miratim, tha Varoufakis.

Troika dhe vendet e Euros duhet të bien dakord

Kur ta dëgjojë këtë, do të kënaqet troika, e cila për arsye kozmetike tani nuk do të quhet më trojkë. Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IWF) tani duhet të verifikojnë nëse është e këndshme për ta lista me masat e reformave. Pastaj fjalën e tyre duhet ta thonë edhe ministrat e Financave të Eurozonës. Po të japin ata dritë jeshile, në disa vende, në përputhje me ligjet, duhet ta japin miratimin edhe parlamentet. Miratime nga parlamentet nevojiten për shembull në Gjermani dhe në Finlandë. Kjo duhet të ndodhë para fundit të shkurtit, sepse atëherë skadon afati i programit të ndihmave.

Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste

Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste

Por Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste në Komisionin e Financave tha megjithatë se vendimet nuk pritet të merren shpejt: meqenëse Bundestagu duhet t'i analizojë "thellë" masat, votimi mund të kryhet vetëm në mars.

Në rast miratimi, Greqia mund të gëzohet të marrë rreth 1,8 miliardë euro. Veç kësaj, Greqia do të merrte fitimet në interesa të Bankës Qendrore Evropiane me huatë shtetërore greke, në shumën 1,9 miliardë Euro. Në periudhën katërmujore do të diskutohet edhe për një marrëveshje pasuese me eurogrupin dhe me institucionet pjesëmarrëse.