1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Më shih në sy vogëlushe": në 100 vjetorin e Ingrid Bergman

Kur e ftoi Hollywoodi, ajo ishte një yll në Suedi. Në SHBA Ingrid Bergman hyri në historinë e kinemasë. Të paharruara mbeten rolet e saj si në filmin "Casablanca". Por ajo u është mirënjohëse edhe kineastëve europianë.

Schauspielerin Ingrid Bergman in Stromboli

Edhe më 2015 në fokus: Ingrid Bergman në pllakatën e festivalit të Filmit në Kanë

Ajo është "një ikonë moderne, një grua e emancipuar, një artiste sypatrembur dhe korife e realizmit të ri", vlerësoi drejtoria e Festivalit të Kanës në pranverë artisten Ingrid Bergman. Pllakata zyrtare e festivalit më të rëndësisëhm në botë të filmit e tregon yllin e kinematografisë fare thjeshtë në një sfond të bardhë. Njëkohësisht ky motiv të kujton në optikën e vet bardh e zi edhe shumë filma realistë, që xhiroi Ingrid Bergman larg Hollywood-it.

Bukuri e natyrshme

Natyrisht që nuk ishte rastësi, që Kana në maj vendosi si imazhin e festivalit pikërisht Ingrid Bergman. Ajo u lind para 100 vjetësh, më 29.8.1915, në Stokholm dhe padyshim ajo bën pjesë në radhët e artisteve më të mëdha të shekullit të kaluar. E habitshme është, që ajo edhe në epokën digjitale, kur yjet e Hollywoodit qysh në moshën njëzet vjeçare në seri u nënshtrohen operacioneve të kirurgjisë kozmetike, ajo e ruan magjinë saj.

Bildergalerie Ingrid Bergman

Ajo mahniste botën e kinematografisë me natyrshmërinë e saj, këtu në fotografi më 1958 përkrah producentit suedez Lars Schmidt

Ndoshta ky mrekullim, i konservuar për dekada në zemrat e spektatorëve të kinemasë, bazohet edhe në faktin që Ingrid Bergman kishte diçka unikale, diçka të pashpjegueshme. Ndryshe nga shumë yje të tjera femra të Hollywood-it Bergman ishte e shumëanshme: ajo ishte suedeze, fëmijë e një nëne gjermane, e cila vdiq kur Ingrid ishte tre vjeç. Ajo u bë një yll në kinematografinë e hershme suedeze dhe i rrëmbeu zemrat e spektatorëve të teatrit edhe me interpetimet në pjesët e Ibsenit e Strindbergut.

Sukses legjendar me filmin "Casablanca"

Më 1938 ajo shkoi në Hollywood dhe u bë shumë shpejt e preferuara absolute e publikut duke luajtur krah herojve të filmit si Humphrey Bogart dhe Gary Grant, Spencer Tracy dhe Gary Cooper. Dialogu i saj i flaktë me Bogart në filmin klasik "Casablanca", vështrimi i saj i trishtë dhe i përvuajtur në fund të filmit - e gjitha kjo jo vetëm që hyri në historinë e kinematografisë e të filmit, por imazhi i Bergman mori përmasat e një ikone. Puthja në film mes Bergman dhe Bogart u bë ndër më të njohurat e shekullit të 20-të.

Bildergalerie Ingrid Bergman

Dialogu i saj i flaktë me Bogart në filmin klasik "Casablanca"

Për yje të tjerë kjo skenë do të kish mjaftuar për të jgithë karrierën. Por jo për Ingrid Bergman. Ajo u dashurua pas regjisorit italian Roberto Rossellini dhe e rigjeti veten rishtaz - gjë që e zemëroi pjesërisht publikun konservator në SHBA. Sepse që dy asokohe ndodheshin në lidhje të tjera.

Ajo xhiroi gjashtë filma me Roberton e saj - e çfarë filmash! Të fortë, socialë kritik si dhe drama ekzistencialiste në bardh e zi, të inskenuara kthjellët dhe pamëshirë. Kjo ishte shumë për spektatorin, që në fakt vazhdimisht donte të shihte yje si në filmat "Për kë bie këmbana" dhe "Casablanca". Por Ingrid Bergman dhe Roberto Rossellini avancuan edhe më tej. Ata u martuan, lindën tre fëmijë, dhe ikona e Hollywood-it për disa vjet u shkëput nga kinematë mes Los Angeles dhe Nju Jorkut.

Kthesë radikale

Por ajo nuk u shkëput nga Europa. Me filmat si "Stromboli" dhe "Udhëtim në Itali" ajo entuziazmoi kineastët disa vite përpara se në Francë, Britaninë e Madhe dhe në Gjermani të vërshonin imazhet e "Nouvelle Vague" dhe të "Filmit të ri gjerman" që e revolucionarizuan kinemanë.

E paskëtaj ajo sërish u kthye në Hollywood, si një grua e pjekur, nëse mund të përdoret kjo fjalë për një bukuri kinematografie në moshën 40 vjeçare siç ishte Bergman asokohe. Ajo sërish interpretoi krah yjeve të medhenj të Hollywood-it në filma si "Anastasia", "Indiskret" dhe "Duajeni Brahmsin". Krah saj luanin ndër të tjerë: Yul Brynner, përsëri Gary Grant, gjermani Curd Jürgens dhe dy Anthony-ët e Hollywood-it, Perkins e Quinn.

Schauspielerin Ingrid Bergman in Das Haus der Lady Alquist

Ajo luante me shumë yje në Hollywood, këtu më 1944 me Charles Boyer në filmin "Gaslight"

Megjithatë - ndoshta edhe për shkak të përvojave nga Europa pas Luftës së Dytë Botërore - ajo gjithnjë e më pak gjeti akses në botën e shkëlqimit e luksit në Hollywood. Prania e saj para kamerave u bë gjithnjë e më e rrallë. Për zviceranin Bernhard Wicki ajo luajti më 1964 në filmin "The Visit", një adaptim tërheqës i librit të Friedrich Dürrenmatt "Vizita e zonjës së moshuar". Ajo xhiroi edhe filma televizivë, luajti sërish në skenat e teatrit dhe më në fund në vitet 1970-të u tërhoq gjithnjë e më shumë nga biznesi i filmit.

Prezantim i paharrueshëm në "Sonatën e vjeshtës" të Ingmar Bergmanit

Bildergalerie Ingrid Bergman

Edhe në vitet e pjekursië e bukur: Ingrid Bergman

Në fund të dekadës ajo pati edhe një paraqitje të paharrueshme në filmin e të madhit bashkëkombas të saj Ingmar Bergman, për të cilin ajo në karierën e gjatë nuk kishte luajtur asnjë rol deri atëherë. Ajo interpretoi në "Sonata e vjeshtës" me Liv Ullman një film rrënqethës mbi një marrëdhënie nënë e bijë. Ky film e preku thellë publikun edhe për faktin, se asokohe dihej që aktorja ishte e sëmurë me kanser. Një prezantim i shkurtër në filmin televiziv "Golda Meir" më 1982 ishte roli i fundit i saj para kamersa. Ajo vdiq pak muaj më pas në moshën 67 vjeçare.

Tani anë e mbanë kujtohet aktorja karizmatike e kinematografisë. Në Suedi nisën festimet për nder të saj qysh më 20 gusht, ku Isabella Rossellini hap Festivalin Bergman të Filmit. Vajza e saj nga martesa me Roberto Rossellinin do t'i japë tonin vitit përkujtimor për nder të nënës së saj gjatë javëve në vijim.

Fëmijët nderojnë nën e famshme

E në fund të muajit "Museum of Modern Art" në Nju Jork i kushton një retrospektivë filmave të saj. Përveç Isabellës edhe tre fëmijë të tjerë të Ingrid Bergmanit do të prezantojnë në Nju Jork veprën e nënës së tyre.

Në shtator dhe tetor Isabella fton në metropoet e SHBA-së, si dhe në Londër, Paris e Romë në një turne "A Tribute to Ingrid". Europa dhe SHBA, dy botët kaq të ndryshme, në të cilat arriti sukseset e mëdha Ingrid Bergman, me këtë rast do të jenë bashkë. Vajza Isabella, që ndërkohë edhe vet lëviz mes Hollywood-it dhe Europës, me siguri do të gjejë fjalët e duhura për nënën e saj të njohur.