1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më pak para për fermerët evropianë - BE-ja bie dakort për rishpërndarje të subvencioneve agrare

Pas një maratone negociatash, ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, ranë dakort për shkurtime masive të subvencioneve agrare në BE, të cilat kapin shifra disa miliardëshe.

default

Komisarja e BE-së për bujqësinë, Mariann Fischer Boel.

Fermerët evropianë, deri në vitin 2015, duhet të heqin dorë edhe nga 5 për qind e ndihmave direkte. Për fermerët gjermanë kjo do të thotë rreth 225 milionë euro në vit më pak.

Arrat më të forta duket se i vuri në tryezën e bisedimeve ministrja gjermane e bujqësisë, Ilse Aigner. Gati 18 orë u deshën që ato të thyheshin. Për këtë ministres gjermane iu desh të zhvillonte dy herë biseda të veçanta me komisaren e BE-së për bujqësinë Marian Fischer Boel, dhe me përfaqësuesin e presidencës franceze, ministrin francez të bujqësisë Michel Barnier.

Deutschland Berlin Ilse Aigner wird Landwirtschaftsministerin

Ilase Aigner, ministrja gjermane e bujqësisë

Ndryshimet e reformës

Reformë do të ketë por ajo do të jetë shumë më e butë nga sa kërkonte komisarja për bujqësinë. Barnier tregoi shumë mirëkuptim për fermerët dhe kjo nuk është aspak çudi po të mbahet parasysh rëndësia e madhe e bujqësisë në Francë. "Si ministër francez por edhe president i Këshillit nuk desha që ky ndryshim kuotash të lejohej pa masa shoqëruese. Dhe nëse shihni kompromisin këto masa shoqëruese bëhen të qarta."

Subvencionet agrare në total nuk do të ulen por do të ketë një rishpërndarje: më pak ndihma direkte për prodhimin bujqësor dhe më shumë për projekte të tjera në zonat agrare si mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i degëve të reja të ekonomisë.

Megjithatë në periudhë afatgjatë shpenzimet për sektorin do të bien. Ato përbëjnë rreth gjysmën e buxhetit të BE-së. Ideja themelore është më shumë ekonomi tregu në bujqësi. Për komisarren Fischer Boel ishte e rëndësishme që në rradhë të parë vendet e vjetra anëtare të çmësohen pak nga pak nga subvencionet e larta agrare që kanë përfituar për vite me rradhë: "Për vendet e vjetra anëtare ne sigurisht kemi përmirësuar mundësitë që bujqësia evropiane të menaxhojë sfidat e reja. Nëse nuk do të kishim arritur rezultate, e humbur do të ishte bujqësia e BE-së."

Milchproduktion Melkkarussell

Prodhimi i qumështit do të varet nga kërkesa dhe oferta

Firmave të mëdha do t'iu duhet të pranojnë dhe shkurtimet më të forta nga Brukseli në të ardhmen, kundrejt përfitimeve aktuale. Në Gjermani shumë prej tyre gjenden në Lindje e cila karakterizohet nga dobësi strukturore. Pjesërisht fjala është për pasardhëse të kooperativave bujqësore të ish RDGJ-së.

Blegtorët përfitojnë nga reforma

Por ministrja gjermane Ilse Aigner, arriti që blegtorëve t'iu jepet një pjesë e shumës së kursyer të subvencioneve. "Mua më gëzon në rradhë të parë fakti që dëshira gjermane për ngritjen e një fondi për qumështin u përmbush plotësisht. Kështu landet mund të ofrojnë masa shtesë nxitëse për forcimin e konkurrencës, p.sh. në ndërtimin e stallave, dhe veçanërisht në zonat me disavantazhe të ofrojë edhe bonuse për sipërfaqet e gjelbra. Veç kësaj ekziston edhe mundësia e mbështetjes për kullotat në verë. Pra fondi për qumështin është një instrument i efektshëm për të zbutur pasojat ekonomike negative eventuale nga dalja prej rregullit të kuotës për qumështin në vitin 2015."

Prodhuesit e qumështit, veçanërisht ata në Gjermani, ankohen për rënie të çmimit. Por kuota e qumështit sipas kompromisit do të rritet, dhe kjo pritet të ulë më tej çmimin. Duke filluar nga viti 2015 tregu i qumështit do të drejtohet plotësisht nga kërkesa dhe oferta.

  • Data 21.11.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fyui
  • Data 21.11.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fyui