1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Më 28 qershor organizohet festa e Vidovdanit në Kosovë

Zyrtarë të Shërbimit policor të Kosovës, nuk presin tensionim të situatës gjatë festës serbe të Vidovdanit, që më 28 qeshor në Gazimestan.

default

Pamje nga Prishtina

Shërbimi Policor i Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat që festa e 28 qeshorit e njohur si "Vidovdani serb", të kalojë e qetë. Në këtë kuadër, policia ka hartuar edhe një plan operativ të koduar me emrin "Vidovdani 2008", ku janë të përfshirë policia e dy rajoneve ajo e Prishtinës dhe Mitrovicës.


Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, thotë se serbët e Kosovës, mund ta festojnë lirshëm festën e tyre, mirëpo nuk do të lejohen marshime në këmbë drejt Gazimestanit jo larg Prishtinës, ne vendin ku do të mbahet manifestimi qëndrorë. "Nuk lejohet marshimi në këmbë i serbëve nga Mitrovica veriore drejt Gazimestanit për arsye sigurie, mirëpo, policia do të kujdesët për sigurinë e sebëve gjatë transportit të tyre me vetura dhe autobus. Ne nuk presin se do të ketë ndonjë provokim. Sidoqoftë, policia e Kosovës, është e gatshme që të veprojë në rast të ndonjë provokimi të mundshëm dhe për këtë tashmë ka hartuar planin operativ të koduar me emrin"Vidovdani 2008".


Në ditën e festimeve për festën serbe të Vidovdanit, serbët kanë paralajmëruar se do të formojnë edhe kuvendin serb në nivel të Kosovës, ku sipas tyre, ky parlament do të mbrojë interesat e serbëve dhe do të udhëheqet nën direktivat e autoriteteve të Beogradit. Formimi i kuvendit serb është edhe një kundërpërgjigje ndaj hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, kanë thënë se strukturat paralele serbe janë jolegjitime dhe si të tilla nuk do të mund të funksionojnë në Kosovë. Mirëpo, qeveria e Kosovës akoma nuk ka kompetenca që me forcë të pamundësojë funksionimin e strukturave paralele serbe dhe për këtë ka kërkuar nga administrata e OKB-së që të pengojë strukturat paralele serbe në Kosovë. Këtë kërkesë, Prishtina zyrtare e bazon në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, e cila njeh vetëm institucionet e dala nga zgjedhjet në Kosovë dhe praninë ndërkombëtare, UNMIK dhe EULEX.

  • Data 26.06.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERHJ
  • Data 26.06.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERHJ