1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë frikë - më shumë operacione ushtarake

Roman Goncharenko6 Korrik 2016

Ideja e një kërcënimi shkakton frikë: E nëse njerëzit përballen në media vetëm me skenare konfrontative dhe kërcënuese, ekziston një potencial më i madh gjykimi ushtarak në përfytyrimin e raporteve Lindje-Perëndim.

https://p.dw.com/p/1JJmL
Fotografi: picture alliance/AP Images/M. Kulbis

NATO-ja po forcon praninë e saj në Evropën Lindore për të frikësuar Rusinë. Një studim i bazuar në një eksperiment me dy grupe probadësh, të cilëve iu dha për të lexuar një artikull të revistës "Der Spiegel" në lidhje me krizën në Ukrainë dhe praninë e trupave ruse aty, nxori në pah rezultate interesante në lidhje me ndikimin e skenareve të rrezikut dhe kërcënimeve ndaj gatishmërisë për dërgimin e trupave ushtarake në kufijtë lindorë të NATO-s. Njërit grup iu dha për të lexuar artikullin origjial që përmbante fjalë të caktuara nga terminologjia ushtarake si dhe shifra dhe grafika me simbole për trupat ushtarake apo tanke, kurse grupit tjetër po ky artikull po pa terma të tillë apo ilustrimet përkatëse. Në fund secili grup duhej t'u përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me dërgimin e trupave ushtarake gjermane në kufirin lindor të NATO-s.

Efekti i kërcënimeve në media

Sipas Fabian Gebauer, studiues pranë Katedrës së Psikologjisë së Përgjithshme të Universitetit të Bambergut, 70% e atyre që lexuan artikullin origjinal ishin pro dërgimit të trupave ushtarake gjermane në kufirin lindor të NATO-s. Kurse në radhët e atyre që lexuan artikullin pa efekte militante, pro dërgimit të trupave ushtarake gjermane në kufirin lindor të NATO-s ishin vetëm 30%. Sipas tij kërcënimet e mundshme që përshkruhen në artikullin e Der Spiegel shkaktuan të njëjtin efekt, sikur njerëzit të ishin të kërcënuar direkt për ekzistencën e tyre.

Infografik Russische Anti-Nato-Truppen englisch

Gatishmëri për të menduar ushtarakisht

Sipas psikologut mënyra konfrontative e paraqitjes së Lindjes kundër Perëndimit apo e Rusisë kundër NATO-s shton tek njerëzit gatishmërinë për të menduar ushtarakisht, sepse ideja e një kërcënimi shkakton frikë dhe kësaj njerëzit duan t'i kundërvihet me mjete ushtarake.

Litauen NATO Manöver
Fotografi: picture alliance/AP Images/M. Kulbis

E njëjta gjë vihet re edhe në Rusi, ku mediat e paraqesin Ukrainën dhe Perëndimin si kërcënim dhe në këtë kuadër duket se në shoqërinë ruse po shtohet gatishmëria për një angazhim ushtarak.

Sipas Fabian Gebauer në rast se njerëzit përballen në media vetëm me skenare konfrontative dhe kërcënuese, njëdimensionale dhe pa alternativa, atëhere ekziston një potencial më i madh për të çliruar gjedhe ushtarake në përfytyrimin e raporteve Lindje-Perëndim.