1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

LZHK : E djathta ka nevojë për një shtëpi të vetën politike

Intervisë me kryetarin e Lëvizjes për zhvillim kombëtar, Dashamir Shehi. LZHK-ja është pjesë e koalicionit elektoral të së djathtës "Poli i Lirisë"

Dashamir Shehi, kryeson Lëvizjen për zhvillim kombëtar, (ZHK).

Dashamir Shehi, kryeson Lëvizjen për zhvillim kombëtar, (ZHK).

Deutsche Welle: LZHK-ja është pjesë e koalicionit elektoral të së djathtës „Poli i Lirisë“. Ishte krijimi i “Polit të Lirisë“ një domosdoshmëri historike e kohës, apo rrjedhojë e drejtimit që kanë marrë Partia Demokratike dhe partitë tjera të spektrit të djathtë?


Dashamir Shehi: Janë të dyja bashkë në një farë mënyre. Njëkohësisht është nevoja që ai fronti i madh siç ishte Partia Demokratike, të specifikohet me kategori të ndryshme që kemi në shoqërinë shqiptare. E dyta, sepse kemi spostim majta të PD-së dhe të të gjithë bllokut që është në mazhorancë. Dy legjislaturat e fundit është treguar, që ish-ministra të Partisë Socialiste apo deputetë, kalojnë djathtas. Dmth., tani kemi njëlloj kolazhi politik, që graviton përqark pushtetit dhe jo ideologjisë. Nga kjo pikëpamje gjykojmë që e djathta ka nevojë për një shtëpi të vetën politike dhe ky është sot „Poli i Lirisë“. LZHK-ja ka një traditë më të gjatë politike dhe historike dhe gjykojmë që përqark saj do të agregohet: e djathta historike shqiptare tradicionale, disidenca që është sot brenda PD-së, e djathta moderne ta quajmë, e cila buron sot nga zhvillimet e dy dekadave të fundit në Shqipëri. Të gjitha këto bashkë mund të bëjnë një bashkësi të madhe, që të adaptojë një program modern, një të djathtë evropiane.


Deutsche Welle : Nëse „Poli i Lirisë“ do të ketë një përfaqësim modest në parlamentin e ardhshëm, me programin e partisë suaj dhe me objektivat që ka partia juaj, pra për një politikë të djathtë, e shihni të mundhsme që t' i imponoheni ligjëvënësit të ri, pavarësisht nga cila forcë ai do të dominohet?


Dashamir Shehi: Ne gjykojmë që jemi djathtas dhe në qoftëse parlamenti do të gjykohet majtas, ne do të shkojmë të bëjmë pjesën tonë. Sepse balazhet janë të tilla, që ditën që ke hyrë në parlament, presupozohet të kesh arritur 6 deri në 7 përqind në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndaj moralisht kemi një forcë të madhe. E treta, ne gjykojmë që kemi mundësi të imponohemi, sepse jam i sigurt, që do të gjejmë edhe kolegë të tjerë brenda parlamentit shqiptar, që gjykojnë si ne pavarësisht nga cila forcë. Dhe e kartëta, sidoqoftë ne do të shkojmë të themi në parlament disa të vërteta, që sot është bërë e vështirë për t' i thënë në Shqipëri, e kjo është shumë e rëndësishme për demokracinë shqiptare.

Autor : Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama




  • Data 26.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbyD
  • Data 26.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbyD