1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lutje për paqe në Vatikan

Do të jetë një lutje me peshë të madhe simbolike: në Vatikan Papa, Presidenti i palestinezëve dhe ai i Izraelit do të luten të dielën (8.6.) për paqen. Ftesa ishte bërë dy javë më parë nga Papa Françesku.

Kur Papa Françesku të dielën në mbrëmje të hapë portat e vatikanit për miqtë nga Lindja e Mesme, sigurisht që do të ketë më shumë simbolikë të imazheve të takimit se sa një përparim të vërtetë në procesin e paqes i cili ka mbetur në vend. Presidenti i Izraelit Shimos Peres dhe Presidenti i palestinezëve Mahmud Abas të dielën e Rrëshajave (08.06.2014) do të marrin pjesë bashkë me Papën në një lutje të përbashkët për paqe. Ftesën e ka bërë Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tokën e Shenjtë dy javë më parë. Ai donte t'i ftonte dy burrat e shtetit në shtëpinë e tij në Vatikan, pati thënë Papa në fund të meshës në Betlehem.

Lutje për paqe në Lindjen e Mesme: Papa Françesku në Murin e Vajit, maj 2014.

Lutje për paqe në Lindjen e Mesme: Papa Françesku në Murin e Vajit, maj 2014.

Gjatë fluturimit të kthimit në Romë Papa Françesku e shpjegoi planin e tij si "një takim për lutje, i cioi nuk ka të bëjë me ndërmjetësim apo me gjetjen e zgjidhjeve. Do të jetë thjesht një takim për lutje dhe më pas secili do të rikthehet në shtëpinë e vet." "Lutja për paqe" fillimisht ishte planifikuar mbahej më parë, që gjatë vizitës së Papës në Lindjen e Mesme. Por për shkaqe organizimi ajo nuk u zhvillua, u tha pas vizitës.

Moment delikat

Takimi në këtë moment ka megjithatë brisancë politike. "Të gjithë këtu në Izrael e kuptojnë që kjo është diçka simbolike", thotë Barak Ravid, korrespondent diplomatik i gazetës izraelite Ha'aretz. "Takimi në Vatikan është bërë i rëndësishëm jo sepse Papa ka thirrur në Vatikan Mahmud Abazin dhe Shimon Peresin, por sepse marrëdhëniet izraelito-palestineze janë në pikën e tyre më të keqe." Në mediet izraelite ditët e fundit është spekuluar në mënyrë të përsëritur se kryeministri Benjamin Netanjahu mund të vendoste kundër vizitës në Itali. Ndërkohë kryetari i qeverisë izraelite ka dhënë bekimin e vet për vizitën në Vatikan. Por sipas disa komentuesve izraelitë, për Netanjahun ftesa "ishte shumë e vështirë të kapërdihej".

Kontaktet me udhëheqjen palestineze në Ramallah kanë ngrirë që prej ndërprerjes së bisedimeve të paqes. Netanjahu i ndërpreu bisedimet pasi Presidenti palestinez Abas lidhi një pakt pajtimi me armikun e betuar të Izraelit, Hamasin. Të hënën tek Mahmud Abas bëri betimin qeveria e re palestineze. Shtatë vjet pas thyerjes mes Fatahut dhe Hamasit, një qeveri e pavarur nga partitë do të jetë hapi i parë praktit në rrugën e pajtimit dhe të pregatisë zgjedhjet.

Ndërkohë që evropianët dhe amerikanët e kanë përshëndetur këtë zhvillim, qeveria e Izraelit e refuzon pasi ajo mbështetet nga Hamasi, një organizatë terroriste. Një takim në nivelin më të lartë politik, dhe për më tepër mes presidentit palestinez dhe atij izraelit, nuk përshtatet me moton aktuale "asnjë kontakt, asnjë negociatë", e cila përcakton politikën qeveritare të kryeministrit Netanjahu.

Pritje të pakëta tek të dy palët

Megjithatë takimi mbetet natyrisht para së gjithash një akt simbolik. Të enjten e javës së ardhsghme në Izrael mbahen zgjedhje presidenciale dhe 90-vjeçari Peres nuk kandidon më. Për Shimon Peres "takimi për lutje" do të jetë një nga paraqitjen e të të fundit të mëdha në publik para zgjedhjeve. Në rrugët e Jeruzalemit perëndimot takimi në Vatikan nuk është temë e rëndësishme. "Do të jetë me siguri një takim i përzemët, do të thuhen gjëra të cilat janë të rëndësishme për të dyja palët, dhe aq", thotë një djalë i ri. Një ushtar i ri besimtar e refuzon takimin. "Abu Mazen Abas përfaqëson një sistem që urren Izraelin. Ne nuk kemi asnjë interes të marrim pjesë."

Shimon Peres dhe Mahmbud Abas.

Shimon Peres dhe Mahmbud Abas.

Edhe në Ramallah në Jordanin perëndimor, rreth 45 minuta larg me makinë dhe ndarë nga një pikë kontrolli me Jeruzalemin, ftesa në Romë nuk ngjall shpresa të mëdha. Këtu njerëzit janë të zënë me qeverinë e re kalimtare dhe çështjen e pasigurtë të vënies në jetë të pajtimit mes Hamasit dhe Fatahut. "E çfarë mund të bëjë Peres?", thotë Bassem, një kalimtar në qendrën e Ramallahut. "Ai është vërtet Presidenti i Izraelit, por është Netanjahu me qeverinë e tij të djathtë që vendosin. Pa miratimin e tyre nuk ndodh asgjë." Një tjetër kalimtare sheh para së gjithash të rëndësishëm dialogun mes feve: "Papa është një njeri i fesë dhe paqes. Ai është shembull për botën e krishterë dhe myslimane", thotë Khitam Deek. "Pikërisht tani kur Izrali po na ndëshkon sërish me sanksione ekonomike për shkak të qeverisë sonë, ndoshta ai mund të luajë një rol të rëndësishëm."

Mbështetje e rëndësishme

Këto ditë në Ramallah çdo mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare është e mirëpritur. Edhe vizita e Papës dy javë më parë në Betlehem, vendlindjen e Jezusit në Jordanin perëndimor, sot të pushtuar nga izraelitët, u dha krahë palestinezëve. Veçanërisht pamjet nga ndalesa e papritur e Papës në murin ndarës të ngritur nga izraelitët, u bën përshtypje shumë njerëzve. Gjatë rrugës për në meshën në Betlehem Papa kishte zbritur nga makina e tij dhe kishte kaluar disa minuta në lutje të heshtur pranë murit. Për izraelitët muri ndarës shërben si mbrojtje nga terrorizmi. Për palestinezët ai so të thotë kufizim masiv i lirisë së tyre të lëvizjes.

Takimi në Romë është vazhdimi i dialogut dhe angazhimit të Vatikanit në rajon, u tha nga burime zyrtare në Ramallah. "Krahas gjithë peshës simbolike, takimi për ne është edhe një konfirmim i rolit të Selisë së Shenjtë këtu në vend", thotë zëdhënësi i PLO Xavier Abu Eid. "Ata thonë me këtë se mund të mbështetemi tek ata, se përpiqen të ndihmojnë ku mundin për të arritur paqen në një rajon që për Vatikanin dhe të krishterët në gjithë botën është i rëndësishëm."

Në të njëjtën kohë takimi forcon edhe marrëdhëniet dypalëshe mes palestinezëve dhe Vatikanit. Një element i rëndësishëm ky në rrugën e gjatë drejt një shteti palestinez.