1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lustracioni në Maqedoni - Krijohet Komisioni për shqyrtimin e dosjeve

Pas shumë debateve të partive politike në Maqedoni më në fund u arrit marrëveshja për përbërjen e Komisionit për verifikimin e pastërtisë së figurës së funksionarëve të involvuar në ish-sigurimin e shtetit .

default

Shqyrtimi i dosjeve do të vlejë edhe për të gjithë kandidatët, që do të konkurojnë për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, që do të zhvillohen më 22 mars të këtij viti.


Kryetar i Komisionit për lustracionin u emërua kandidati i opozitës shqiptare, publicisti, Agim Mehmeti. Kryetari do të ushtrojë detyrën e tij me rotacion, që nënkupton se në Komisionin e dosjeve do të udhëheqin edhe partitë më të mëdha VMRO-DPMNE, BDI dhe LSDM. "Kandidatët e këtij Komisioni kanë një peshë të rëndësishme meqë pjesa më e madhe e tyre edhe më parë janë marrë me këtë problematikë. Detyra e këtij Komisioni është që të shqyrtohen të gjitha biografitë e bartësve të funksioneve publike dhe bashkëpunimi eventual i tyre me strukturat të sigurimit shtetëror." deklaroi Illija Dimovski nga VMRO-DPMNE


Filtrim i bartësve të funksioneve publike


Të gjithë bartësit e funksioneve politike përfshirë këtu edhe gjyqtarët e prokurorët janë të detyruar që në Komision të paraqesin deklaratë për të vërtetuar mospërfshirjen e tyre në strukturat e sigurimit shtetëror.


“ Ata që nuk do ta kryejnë këtë obligim sipas Ligjit për lustracion do të duhet të japin dorheqje nga posti, ndërsa ata që gënjejnë do të ballafaqohen me sanksione ligjore” thotë Illija Dimovski.


Partitë shqiptare pro funksionimit të komisionit të dosjeve


Ymer Aliu nga partia opozitare shqiptare,PDSH, thotë se ishte kohë e fundit për funksionimin e Komisionit për shqyrtimin e dosjeve në Maqedoni. “Ne e kuptojmë, se të gjithë kanë diçka për të fshehur, mirëpo siç duket kanë më tepër sesa kemi paramenduar ne se ata mund të fshehin. Ne jemi të interesuar që ky proces të ecë.”thotë Ymer Aliu


Edhe deputeti i BDI-së,Tahir Hani përshëndet fillimin e funksionimit të Komisionit për dosjet. "Mbi të gjitha mendoj se Maqedonisë i nevojitet formimi i këtij Komisioni për arsye se shumë shtete evropiane kanë miratuar ligje të tilla dhe se ata e janë pastruar nga e kaluara e tyre, duke i pastruar figurat politike.”


Komsioni për dosjet ka mandat pesë vjeçar dhe ai emërohet nga Parlamenti i Maqedonisë.

(VFB)


  • Data 15.01.2009
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ9m
  • Data 15.01.2009
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ9m