1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lunacek: Sinjal i fortë i Parlamentit Evropian për zgjidhjen me dialog mes Kosovës dhe Serbisë

Parlamenti Evropian miraton me shumicë votash raportin për Kosovën të nënkryetares dhe raportueses për politikën e jashtme të grupit parlamentar të të Gjelbërve, Ulrike Lunacek.

Me shumicë votash në plenumin e Parlamentit Evropian u miratua raporti i katërt i raportues së grupit parlamentar të të Gjelbërve për politikën e jashtme, Ulrike Lunacek. Duke komentuar miratimin e raportit të saj Ulrike Lunacek theksoi: "Ndërkohë që procesi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për fat të keq ende nuk ka mundur të arrijë suksesin, sot Parlamenti Evropian duke miratur raportin me një shumicë të qartë jep një sinjal të fortë si në adresë të Prishtinës ashtu edhe ne adresë të Beogradit. Ky rast për marrëveshje nuk duhet të lihet pas dore, por maratona e bisedimeve duhet të çojë në një fund të mirë. Nuk duhet dorëzuar pak metra në prag të finisht të një zgjidhjeje për Veriun e Kosovës, sepse kjo do të dëmonte jo vetëm Serbinë e Kosovën, por të gjithë Ballkanin Perëndimor."

Për Kosovën nuk duhet të vlejnë rregulla dhe kushte të tjera

Eurodeputetja Ulrike Lunack deklaroi më tej, se: "Suksesi i arritur nën drejtimin e së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme Catherine Ashton lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar vlerësohet në mënyrë të hollësishme në raportin tim. Me të drejtë është e hapur edhe porta për nisjen e negociatave me BE-në për antarësimin e Serbisë si dhe kanë nisur bisedimet për MSA (Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit) me Kosovën.

Dialog Serbien-Kosovo

Catherine Ashton, Ivica Daqiq dhe Hashim Thaçi

Njëkohësisht është e papranueshme që për shkak të mosmarrëveshjeve në Këshill në bisedimet e MSA-së për Kosovën të vlejnë të tjera rregulla dhe kushte ndryshe, nga ato që janë parashikuar për vendet e tjera të Ballkanit Perënidmor. Rruga e Kosovës për në BE nuk duhet të vazhdojë të pengohet nga mosnjohja e pavarësisë së saj prej pesë vendeve anëtare të BE-së."

Thirrje pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

AJo theksoi, se në raportin e saj "kërkohet sërish, që këto pesë vende më në fund ta pranojnë realitetin e këtij shteti dhe ta njohin Kosovën. Influenca pozitive e BE-së në Kosovë zbehet vazhdimisht prej mungesës së unanimitetit në politikën e njohjes. Në këtë mënyrë pengohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, si p.sh. përmes antarësimit të Kosovës në Europol apo në Interpol. E njëjta gjë shprehet qartë në raportin tim edhe sa i përket kërkesës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të tjera organizata ndërkombëtare. Një kërkesë tjetër qendrore është realizimi i shpejtë i dialogut për vizat për vendosjen e lirisë së lëvizjes për shtetasit e Kosovës. Brukselit dhe Prishtinës i bëhet thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur t'i nxjerrin nga izolimi qytetaret dhe qytetarët e Kosovës."

Vrasja në Mitrovicë hije negative mbi gjendjen e sigurisë

"Vrasja e kryer mbrëmë natën në Veri të Mitrovicës hedh një hije negative në gjendjen gjithësesi kritike të sigurisë në Veri të Kosovës. Raporti e dënon këtë dhe të tjera krime dhe kërkon një zbardhje të plotë të saj nga autoritete përkatëse. Lufta për shtetin ligjor, kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi e në vende të tjera të rajonit duhet të vazhdojë të ketë priotet të lartë dhe me mbështetjen e BE-së ajo duhet të intensifikohet edhe më shumë se deri më sot."