1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lulëzon eksporti me librin gjerman

Christian Erber15 Korrik 2005

Tregtia e librit gjerman shikon sërish me optimizëm në të ardhmen

https://p.dw.com/p/Ar3D
Fotografi: AP

Libri gjerman merr frymë lirisht. Pas tre vjetesh minus, në vitin 2004 erdhi kthesa.
Në fakt plusi me 0,1% ishte shumë i dobet. Kryetari shoqatës së bursës së tregtisë së librit gjerman, Dieter Schormann, është i bindur se kjo dege po shkon drejt koheve më të mira.
"Ne kemi patur një ngritje në gjysmën e parë të vitit dhe mendojmë, se botimet e shumta të reja në vjeshtë, duke përfshirë edhe Harry Poterin në anglisht dhe gjermanisht, do t´i japin hov tregut të librit gjerman. Libraritë janë zhvilluar edhe së brendshmi, përsa i përket teknikës së ndertimit të dyqaneve të librit. Kështu që ne mendojmë, se edhe kjo ka efektin e vet tek shoqeria e konsumit dhe nga kjo do të perfitojë tregtia."
Gjithsej dega e librit gjerman ka arritur një fitim prej më shumë se nëntë miliardë eurosh. Me së shumti janë shitur librat e beletristikës dhe ketu sidomos romanet e krimi. Mirë shiten edhe librat për fëmijë dhe për të rinj si dhe librat për ushqimin. Shumica e titujve shiten në banaqet e librarive. Vitin e kaluar pak më shumë se një nder 20 libra janë shitur përmes internetit. Por tendenca është në rritje.
Me ndjenja të perziera tregtarët e librit gjerman shohin botimet e posaçme si ata që nxoren në treg botuesit e gazetës Süddeutsche dhe Axel-Springer Verlag. Literatura elegante të veprave të klasikëve për 4, 99 euro, ka çuar shumë vete në librari, thotë kryetari i komisionit të tregtisë të librit të specializuar Rudolf Braun-Elwert. Por ai porosit që oferta të tilla të lira të mos përseriten rregullisht.
" Sepse ketu i ofrohet klientit një çmim, i cili nuk i korrespondon realitetit dhe rentabilitetit të një kalkulimi të arsyeshem. Për një kohë të gjatë kjo nuk mund të mbajë. I bën konkurrencë librit të xhepit, dhe ne duhet edhe të mendojmë se nqs i bllokojmë rrugën, që ta pranojmë në kanalin tone të shperndarjes, ai do të gjente kanale të tjera shperndarjeje dhe kjo nuk duhet të ndodhe."
Një risi e gezueshme: Libri gjerman kthehet gjithnjë e më shumë në një mall gjerman eksporti. Për herë të parë në 2004 nga gjermanishtja u perkthyen shumë më teper libra në gjuhe të huaja se sa tituj të huaj në gjermanisht. Shumica e licencave shkuan në Azi. Tregje të rëndesishme atje Kina dhe Korea, dy shtete të cilat para pak kohe i kanë hapur tregjet për librat e huaj. Të mirëpritur janë në Kinë në rradhë të parë klasikët gjermanë nga filozofia. Në Kore shitet shumë mirë nga ana tjetër literatura gjermane për fëmijë, thotë kryetari i komisionit të botuesve, Jürgen Bach.

"Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se librat tanë vizatimore kanë një gjuhë vizatimore që kuptohet mirë në Kore. Prodhimet Micky-Maus kanë nuancën britanike dhe amerikane. Dhe janë vizatimet e embla të Evropës qëndrore, që kanë edhe ngjyra të tjera. Dhe ata kanë në Kore shanse të medha."