1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luksemburg-Leaks - do të hetojë Juncker veten e tij?

Shumë kompani ndërkombëtare hapin degët e tyre në shtete të ashtuquajtura si parajsa fiskale për t’iu shmangur tatimeve. Sa e ligjshme është procedura që bëjnë këto shtete?

Të gjithë e dinë. Prej shumë vitesh Luksemburgu u ofron kompanive të paguajnë pothuajse 0 tatim mbi fitimin për shkak të ligjeve të dobëta tatimore. Ky është modeli i biznesit i implementuar nga shteti i vogël, që gëzon një reputacion të mirë në këto kohë krizash financiare. Kompania e konsulencës "Price Waterhouse Coopers" vlerëson zyrtarisht bashkëpunimin e mirë me qeverinë në faqen e saj të Internetit, e cila ka strategji mjaft “inovative” të tatimeve. Price Waterhouse Coopers ka 2000 punonjës në Luksemburg dhe kjo jo për shkak të natyrës së bukur apo thesareve kulturorë në Dukatin e Madh. Në Luksemburg ka dhjetëra kompani konsulence. Këtë e dijnë të gjithë politikanët europianë, të cilët tani drejtojnë gishtin tek ish- Kryeministri Jean-Claude Juncker dhe Luksemburgu.

Vendet e BE konkurojnë mes tyrëepërmes ligjeve të taksave dhe modeleve të e kursimit të takasave. Disa konsiderohen si parajsa fiskale në nivel ndërkombëtar. Edhe Holanda, Irlanda, Britania e Madhe, Qiproja dhe Malta e ofrojnë këtë shërbim për kompanitë dhe investitorët. Publikimet e reja, të ashtuquajturat "Luxemburg Leaks", hedhin dritë mbi praktikat . Të gjithë mund ta dinë.

Sipas ligjeve të Luksemburgut dhe parajsave të tjera fiskale, shmangia e taksave është e ligjshme. Si pasojë e globalizimit kompanitë ndërkombëtare kërkojnë modelin më të mirë dhe në mënyrë të paturpshme ato përfitojnë nga konkurenca e shteteve mes tyre. Përpjekjet për të kufizuar modele të tilla në nivel ndërkombëtar në kuadët të OECD apo G20, janë ende në fillim. Së fundmi 50 shtete kanë rënë dakort që të shkëmbejnë të dhënat bankare dhe ato të taksave. Kjo ka të bëjë edhe me fshehjen e taksave, pra një krim. Në rastin aktual kemi të bëjmë me shmangie taksash, çka nuk është e dënueshme.

Por është moralisht e dënueshme, sepse vendet ku punojnë në të vërtetë kompanitë, humbasin miliarda të ardhura nga taksat. Skandali është se shtetet, jo vetëm Luksemburgu, kanë përdorur dhe mbështetur këto metoda.

Jean-Claude Juncker, ish kryeministër i Luksemburgut dhe tani Presidenti i Komisionit të BE

Jean-Claude Juncker, ish kryeministër i Luksemburgut dhe tani Presidenti i Komisionit të BE

Komisioni Europian, që tani do të drejtohet nga Jean-Claude Juncker, ka nisur një hetim që nga viti i shkuar për modelet e taksimit në vendet anëtare, në Luksemburg gjithashtu. Megjithatë ligjet e taksave janë përgjegjësi kombëtare, pra vendet e BE nuk janë në harmoni me njëri-tjetrin. Përderisa Europa ia ka dalë të përdorë një monedhë, mund t'ia dalë të krijojë edhe një ligj të përbashkët për taksat. Por kjo duket ende larg.

Tani pyetja është nëse Jean-Claude Juncker është i duhuri për të kryesuar procesin hetimor. Ai ka premtuar se do t'i trajtojë të gjithë njësoj, duke përfshirë edhe vendin e tij, Luksemburgun. Si kryeministër ai është përgjegjës për vendimin që tani do të hetohet. A mund të jetë ai neutral? A mund të qendrojë i besueshëm ai? Ndoshta të paktën ai duhet të fillojë të japë shpjegime dhe të shmangë çdo kontakt me hetimet.