1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Luftrat “traditë rajonale”në Ballkan

Më 10 gusht mbushen 100 vjet nga Marrëveshja e Bukureshtit, që shënoi fundin e luftrave ballkanike në të cilat, siç thonë ekspertët, ka pasur aq dhunë sa edhe në konfliktin në ish- Jugosllavi në vitet 1990.

default

Raporti Kornegi- 100 vjet Marrëveshja e Bukureshtit

Luftrat ballkanike nga viti 1912-1913, por edhe konflikti në trojet e ish-Jugosllavisë në vitet '90 të shekullit XX, kanë qenë objekt i analizave të shumë ekspertëve të njohur ndërkombëtarisht. Konkretisht, të dy vorbullat e luftës i kanë analizuar anëtarët e fondacionit Carnegie në të ashtuquajturat Carnegie Report. Raporti më i ri nga viti 1995 është dashur që në frymën e njejtë si në vitin 1913-1914, të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tyre, t'i hulumtojë arsyet e luftërave në ish-Jugosllavi për secesion. Edhe në këtë komision si në atë të vitit 1913, kanë qenë të antarësuar politikanë, shkencëtarë dhe gazetarë.

“Raporti i Komisionit Carnegie nga pranvera e vitit 1914, nga opinioni ndërkombëtar pothuajse ka kaluar pa u vërejtur”, thotë prof.dr Volfgang Hepken nga Universiteti i Lajpcigut, i cili i analizon luftrat nga fillimi deri në mbarim të shekullit të kaluar në Ballkan. Dhe kur lufta e re “Lufta e Parë Botërore” ka qenë para dyerve, është mëse logjike që luftrat rajonale nuk kanë qenë më me interes.

Mirëpo ka pasur edhe diçka pse raporti i Komisionit Carnegie nuk ka pasur jehonë të madhe. Kjo për arsyen se Komisioni, përmes neutralitetit të vet, ka dashur të tregojë krimet që për opinionin evropian nuk kanë qenë ndonjë risi e madhe, sepse shtypi ndërkombëtar i ka ndjekur të gjitha ndodhitë në luftrat që nga viti 1912 deri në vitin 1913. Ajo që është konstatuar në raportin e komisionit - se luftrat Ballkanike kanë qenë “ më të tmerrshmet” e kohërave moderne, ka qenë vetëm përsëritje e asaj që dihej më. Prandaj siç komenton prof. dr Henken , ka ndodhur që luftrat nga viti 1912-1913 të harrohen dhe sërisht të aktualizohen në vitet 90, pesë dekada pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur përsëri u ngjallën antagonizmat e vjetra, të cilat kanë qenë të theksuara edhe në raportet si “traditë rajonale” në Ballkan.

Srebrenica 18. Jahrestag Potocari 11.07.2013

Srebrenica- vendi simboll i krimeve më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore

Dallimet dhe paralelet

“Nëse Komisioni Carnegie në vitin 1913 është marrë kryekëput me hulumtimin dhe rrjedhën e luftrave si dhe pasojat e luftës ndaj popullatës civile, Komisioni i vitit 1995 është dashur të formulojë propozime përmes të cilave do të sigurohej një paqe e qendrueshme në rajon. Komisioni i ri është marrë dhe ka përpunuar problemet strukturore, kombëtare dhe ekonomike në rajon. Ashtu si në vitin 1912-1913, edhe luftrat e viteve 1990 janë karakterizuar nga krimet ndaj popullsisë civile. Edhe një herë në rajon dhuna është identifikuar si tradicionale. Është interesante që haptas është theksuar se në tërë proceset e viteve të 90-të , ndikimin e vërtetë nuk e ka pasur opinioni publik por aktorët e mëdhenj të politikës”, nënvizon prof.dr Volfgang Hetker, i cili fokusohet edhe në dallimet dhe ngjashmëritë mes luftrave Ballkanike nga viti 1912-1913 dhe atyre më moderne në vitet e 90-të gjatë shkatërrimit të ish- Jugosllavisë.

Luftrat Ballkanike nga fillimi i shekullit XX, kanë qenë konflikte në të cilat shtetet kanë dashur të zgjerohen, të fitojnë territore të reja. Luftrat nga vitet e 90-të kanë qenë luftra të ndarjes, të shkatërrimit të një shteti - Jugosllavisë. Luftrat Ballkanike nga vitet 1912-1913, kanë pasur karakter rajonal, në të cilat u inkuadruan më shumë shtete, që krijuan aleanca mes tyre. Luftrat e viteve 90-të kanë mbetur në kufijtë e shteteve që u shkatërruan në territorin e shtetit jugosllav”, thekson prof.dr Volfgang Hetker, sipas të cilit nëse luftrat Ballkanike kanë qenë postimperialiste, konfliktet në ish-Jugosllavi kanë qenë proces shpërbërës, gjatë të cilit është shkatërruar një shtet dhe simboli i tij udhëheqës, demokracia.

Haager Tribunal Urteil Kroaten aus Bosnien und Herzegowina 29.05.2013

Tribunali i Hagës që trajton krimet e luftës në ish Jugosllavi

“Paralelja që mund të bëhet në këtë rast mes dy luftrave nga fillimi dhe përfundimi i shekullit të kaluar, është dhuna elementare e luftës. Edhe në të dyja rastet pastrimi etnik ka pasur për qëllim zgjerimin e territorit ndërsa vitkimë ka qenë popullata civile. Edhe në 1912-1913, edhe në luftrat e viteve të 90-të, karakteristikë ka qenë shkatërrimi i gjurmëve kulturore dhe fetare të identitetit”, komenton profesor Hepken

Edhe një dallim i madh midis luftrave Ballkanike të vitit 1012-1913 dhe atyre të viteve të 90-të, ka qenë në modernitetin e luftimit. Por, të mos ketë hamendësime, ajo që është më e re nuk do të thotë edhe më moderne. Profesori Hepken luftrat Ballkanike nga fillimi i shekullit XX, i vlerëson si më moderne, sepse, siç thotë ai, në atë kohë është shfrytëzuar armatimi më bashkëkohor dhe ka pasur beteja masive dhe të mëdha. Luftrat e viteve të 90-të nuk kanë qenë aspak moderne dhe në pëputhje me kohën. Nuk janë aplikuar finesa të mëdha teknologjike, nuk ka pasur luftra frontale, por strategji të përdorimit të snajperëve dhe masakra.