1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luftimi i varfërisë - temë qendrore në samitin BE- Amerikë Latine

Në prag të samitit BE-Amerikë Latine, kancelarja gjermane Angela Merkel ka siguruar se evropianët do të përmbushin premtimet për ndihmat në luftë kundër varfërisë

Takimi në Lima i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Latine

Takimi në Lima i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Latine

Konfrontimi mes presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez dhe kancelares gjermane Angela Merkel mbizotëron në kryetitujt e lajmeve rreth samitit të 5-të të Amerikës Latine me Bashkimin Evropian.


Në një shou televiziv Hugo Çavez e ka krahasuar kancelaren Angela Merkel me Adolf Hitlerin, dhe gjatë një fjalimi të mbajtur në një fushë nafte në Venezuelë, e ka përqeshur sërish atë. Zonja Merkel nuk ka dashur as pas mbërritjes në Lima që të reagojë ndaj provokimeve nga Venezuela. Kancelarja konservative do të takohet për bisedime bilaterale edhe me kryeministra të majtë megjithatë jo me Hugo Çavezin por me Evo Moralesin nga Bolivia.

Presidenti i Venezuelës ka lëshuar tone të ashpra edhe një drejtim të Kolumbisë. Ai akuzoi presidentin kolumbian Alvaro Uribe, se është duke provokuar përleshje luftarake për shkak se është duke lejuar ngritjen e një baze ushtarake amerikane në kufi me Venezuelën. Presidenti Uribe mohon këtë dhe akuzon Çavezin se është duke financuar terroristët e FARC-ut në Kolumbi. Uribe dhe Çavez do të arrijnë në samit njëri pas tjetrit.

Gjatë përgatitjeve të samitit Bashkimi Evropian ka kritikuar futjen nën kontrollin e shtetit të industrisë së rëndë dhe asaj energjetike të cilat aktualisht po bëhen nga qeveritë majtiste në Amerikën Latine. Bashkimi Evropian insiston për synime konkrete në fushën e mbrojtjes së klimës të cilat deri tani nuk janë arritur në Limë.

Bashkimi Evropian ju ofron shteteve amerikano-latine bashkëpunim më të fuqishëm në luftimin e varfërisë. Megjithatë presidenti peruan Alan Garcia nuk dëshiron që në samit të vendosen objektiva të përbashkët për shkak se vendet e rajonit ndryshojnë shumë nga njëri tjetri. Brazili përshembull, bën pjesë në vendet e zhvilluara ndërkohë që Peruja me një popullatë gjysma e së cilës jeton në kufirin e varfërisë, është vend në zhvillim.

Bashkimi Evropian planifikon të nënshkruajë marrëveshje të ndryshme tregtare me Amerikën Latine. Por përparime janë bërë vetëm me Amerikën Qendrore dhe vendeve anëtare të Paktit CAN ku bëjnë pjesë Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja. Nga ana tjetër vetë vendet e këtij Pakti janë të përçara njera me tjetrën. Ndërkohë që qeveria e Bolivisë dëshiron të krijojë lehtësira për marrëveshjet tregtare me BE-në ato kritikohen nga Peruja.



  • Data 16.05.2008
  • Autor Bernd Riegert / Lima DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E14q
  • Data 16.05.2008
  • Autor Bernd Riegert / Lima DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E14q