1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftimet në Libi vazhdojnë - BE e gatshme për mision humanitar

Në Libi janë shënuar në fundjavë përparime të trupave të pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi. Ndërkohë BE është e gatshme për të dërguar një mision humanitar në Misurata.

default

Luftime në Brega

Sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm libian, Chaled Kaim në afërsi të qytetit Brega në lindje të vendit u rrëzuan me hapje zjarri dy helikopterë të kryengritësve të tipit "Chinook". Kaim kritikoi faktin që bashkësia ndërkombëtare megjithë krijimin e zonës së ndalimfluturimit mbi Libi, u lejon rebelëve përdorimin e helikopterëve. "Kjo është një shkelje e qartë nga ana e rebelëve e rezolutës së OKB-së për zonën e ndalimfluturimit", tha Kaim. Vetë kryengritësit nuk e konfirmuan lajmin për rrëzimin e dy helikopterëve.

Më parë ushtarët qeveritarë libianë ia kishin dalë të depërtonin në qytetin Axhdabija, për të cilin po luftohej prej ditësh. Korespondentët raportuan të dielën se bëhet fjalë për suksesin më të madh të trupave qeveritare në një zonë të kontrolluar nga rebelët që prej fillimit të sulmeve ajrore të koalicionit shumëkombësh. Ndërkohë në qytetin Misrata, për të cilin gjithashtu po luftohet, u vranë të paktën 30 kryengritës, siç bëri të ditur një zëdhënës i rebelëve.

Libysche Rebellen bei Adschdabija

Rebelët në Axhadbija

Që prej së premtes avionë luftarakë të NATO-s shkatërruan në afërsi të Misratës 15 autoblinda të ushtrisë qeveritare dhe dy të tjerë në afërsi të portit të naftës Brega. Veç kësaj avionë luftarakë të NATO-s kapën në zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi një avion të rebelëve dhe e detyruan atë të ulej.

Dyshime për suksesin e misionit, BE gati për mision humanitar

Ndërkohë janë rritur dyshimet për suksesin e misionit ushtarak të NATO-s në Libi. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e konsideron të pamjaftueshëm operacionin ushtarak. Ai i tha revistës "Der Spiegel", se ushtarakisht konflikti i Libisë nuk mund të zgjidhet. Pjesërisht misionet ajrore janë penguar nga koha e keqe. Në të njëjtën kohë Muamar al Gaddafi ka ndryshuar strategjinë. "Kjo tregon brutalitein e pakufi të regjimit, që përdor njerëzit si mburoja", tha Rasmussen.

Bashkimi Evropian po merr në konsideratë mundësinë e misioneve humanitare. E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, deklaroi "gatishmërinë e BE-së për të vepruar". Kusht për misionet është një letër e zyrës së OKB-së për misionet humanitare. Pas kësaj BE mjafton ta përmbyllë misionin vetëm formalisht. Misioni sipas gjasave fillimisht do t'u vijë në dihmë bannorëve në qytetin bregdetar Misurata. Bundeswehri gjerman do të pjesë e këtyre misioneve.

NATO-Generalsekretär Rasmussen Libyen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Unioni Afrikan vepron

Pak para udhëtimit në Libi të dielën të pesë presidentëve dhe kryetarëve të qeverive të vendeve të afrikane, Unioni Afrikan ka kërkuar armëpushimin e menjëhershëm dhe "ndalimin e menjëhershëm të armiqësive" në këtë vend. Të dyja palët duhet të fillojnë dialogun, deklaroi Unioni Afrikan të dielën. Në emër të organizatës, ata shkojnë në Tripoli për të ndërmjetësuar për konfliktin dhe për të kërkuar një "periudhë tranzicioni". Në këtë kohë duhet të zhvillohen reformat "për të mënjanuar arsyet e krizës aktuale dhe për të plotësuar kërkesat legjitime të popullit libian për më shumë demokraci, drejtësi, paqe dje siguri". Delegacioni i Unionit Afrikan përbëhet nga presidenti i Afrikës Jugore, Jacob Zuma, si edhe nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të Kongos, Malit, Mauretanisë dhe Ugandës.

AG/Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM