1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftime të ashpra në veri të Sri Lankës

Valë e re dhune në veri të Sri Lankës. Që nga e premtja luftimet u kanë kushtuar jetën të paktën 35 njerëzve. Të dielën u njoftua edhe për vrasjen e shefit të shërbimit të fshehtë të organizatës Tigrat Tamilë.

default

Ushtar srilankez

Ushtria e Sri Lankës dhe një faqe e internetit ithtare e Tigrave Çlirimitarë Tamilë të Elamit, tamilnet.com, konfirmuan vrasjen e shefit të shërbimit të fshehtë të Tigrave Tamilë. Sipas të dhënave të faqes së internetit koloneli Çarls, emri i vërtetë i të cilit ishte Shanmuganathan Ravishankar, u vra nga një bombë e fshehur në skajin e një rruge në veri të Sri-Lankës. Faqja tamile e internetit ka bërë përgjegjës për sulmin një njësi speciale të ushtrisë së Sri-Lankës e cila ka arritur të depërtoj thellë në territorin e rrebelëve. Vetë ushtria nuk ka dhënë ende zyrtarisht asnjë hollësi.

Luftimet në veri të Sri-Lankës që nga e premtja u kanë kushtuar me jetë të paktën 36 njerëzve. Sipas të dhënave të ushtrisë të gjithë tëvrarë janë kryengritës tamilë. Një konfrimim i lajmeve nga burime të pavarura është i pamundur pasi që gazetarët po mbahen larg rajoneve të luftimeve.

Vëzhguesitë politikë dhe grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut frikohen se vala e re e dhunës është një shenjë e qartë se Sri-Lanka ndodhet sërish në prag të një lufte të re qytetare. Qeveria e vendit i ka dhënë fund të mërkurën armëpushimit gjashtëvjeçar me rrebelët, vetëm disa orë pas një sulmi me bombë të kryer në Kolombo. Nuk do të ketë më negociata tha ministri për informim Anura Pryiadarshana Japa para gazetarëve:


'Vetëm në rast se rrebelët e Tigrave Çlrimtarë Tamilë të Elamit dorëzojnë armët e tyre'.


Qëkur nacionalisti Mahinda Rajapaksa në nëtor të vitit 2005 fitoi zgjedhjet presidenciale në Sri-Lankë, armëpushimi është thyer disa herë nga rrebelët.


Të ashtuquajturitë Tigrat Çlirimtarë Tamilë të Elamit nga fillimi i ivteve të 80-ta luftojnë për një shtet të pavarur për pakicën tamile të shtypur në verilindje të vendit. Si pasojë e luftës qytetare në Sri-Lankë deri tani kanë humbur jetën 70 mijë njerëz.

  • Data 06.01.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Fjalët kyç Sri-Lankë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl6b
  • Data 06.01.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Fjalët kyç Sri-Lankë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cl6b