1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

051110 Oslo CIA

7 Nëntor 2010

Ambasada e SHBA-së në Oslo ka përgjuar me sa duket shtetas norvegjezë. Kjo u zbulua prej një stacioni në Oslo. Për këtë qëllim janë rekrutuar punonjës të rangut të lartë në polici dhe ushtri, u tha.

https://p.dw.com/p/Q0qM
Policë në Norvegji.Fotografi: AP

Për burrin enigmatik me kamerë kemi bërë goxha shaka, kujton Godfrey Manoharan. Vitin e kaluar zëdhënësi i një organizate tamilësh në mërgim protestonte gati përjavë kundër luftës civile në Sri Lanka. Si vend për demonstratën e tyre Manoharan dhe shokët e tij zgjodhën ndërtesën e madhe të ambasadës amerikane, jo larg rezidencës mbretërore në Oslo.

Qindra norvegjezë janë përgjuar prej amerikanëve

Ka të ngjarë, që organet amerikane të sigurisë e skedojnë të riun në një database të madh si kërcënim potencial, pasi Manoharan dhe qindra norvegjezë të tjerë janë mbikëqyrur me sa duket prej një njësie speciale të stacionuar në ambasadë.

I përgjuari duket i shokuar në një intervistë me stacionin e Oslos TV 2, i cili e zbuloi operacionin e fshehtë: "E kuptoj, që Shtetet e Bashkuara luftojnë kundër terrorit, por kjo këtu shkel të drejtat e mia themelore, para së gjithash të drejtën për shprehje të lirë të mendimit, që gëzojmë këtu në Norvegji."

Njësia përgjuese e vendosur pranë ambasadës

Europa Terror Bedrohung Osama bin Laden Video
Fotografia e Osama bin Ladenit në një forum xhihadist.Fotografi: AP

Në trapazanin e ndërtesës së një firme, ngjitur me ndërtesën e ambasadës amerikane, mendohet se ka operuar njësia e ashtuquajtur surveillance detection unit. Zyrat u zbrazën para pak kohësh me nxitim të madh. Sipas stacionit për përgjimin sistematik u rekrutuan 15 deri 20 specialistë vendas, ndër ta ish-drejtori 71 vjeçar i njësisë anti-terror të policisë norvegjeze dhe punonjës të tjerë të rangut të lartë në organet e sigurisë.

Ndërkohë Ministria e Jashtme amerikane i ka konfirmuar njoftimet përkatëse në medie. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme amerikane tha për stacionin, se njësia po bën dhjetë vjet që punon në Norvegji, por edhe në shumë vende të tjera. Ajo është ngritur pas atentateve katastrofale me bomba ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, tha ai. Synimi është ruajtja e ambasadës, e rezidencës dhe e institucioneve të tjera amerikane në vend, shtoi ai. Për veprimtarinë e saj, për shembull për verifikimin e targave të automjeteve si dhe për regjistrimet fotografike dhe me viedo të personave të dyshimtë, janë informuar organet kompetente norvegjeze, tha zëdhënësi.

Norvegjezët mohojnë të kenë qenë në dijeni

Norwegen Außenminister Jonas Gahr Störe Anschlag Afghanistan
Ministri i jashtëm norvegjez Jonas Gahr Støre.Fotografi: AP

Por nga pala norvegjeze mohohet çdo lloj njohurie për aktivitetet e amerikanëve. Pas një raundi të parë bisedimesh me ambasadën ministri i Jashtëm Jonas Gahr Støre sheh ende nevojë për sqarim.

"Kuptohet që po merremi me akuzat. Deri tani nuk kemi marrë përgjigje të mjaftueshme. Në rast se janë shkelur ligje norvegjeze, kjo do të ishte një çështje serioze." Asnjë fuqi e huaj nuk ka të drejtë të ushtrojë të drejta sovraniteti në Norvegji, thekson ministri i Drejtësisë Knut Storberget. Ai kërkon të zbulojë me anë të një hetimi të tërësishëm, nëse në organe vartëse ka pasur njerëz që kanë qenë në dijeni apo madje që kanë dhënë leje për aktivitetet të kundërligjshme. Në një njoftim për shtyp zëdhënësi i ambasadës amerikane, Tim Moor, garantoi për gatishmërinë e ambasadës për të kontribuar në zbardhjen e rrethanave. Norvegjia është mik dhe aleat, tha Moor. Asnjë pyetje nuk do të mbetet pa u sqaruar, shtoi ai.

Autor: Alexander Budde / Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi