1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lufta pesë ditore në Gjeorgji - Sinjali për konturimin e një rendi të ri botëror?

Në shtypin gjerman gjejnë jehonë zhvillimet në Gjeorgji në sfondin edhe të takimit të kancelares Merkel me presidentin gjeorgjian Shakashvili në Tbilisi.

default

Gazeta "Landeszeitung Lüneburg" tërheq vëmendjen për rolin e BE-së dhe politikën e jashtme evropiane: "Tërheqjen e Rusisë presidenti Medvjedev nuk e premtoi, sepse Sarkozia dhe Merkeli e kërcënuan atë me "pasoja të rënda", por sepse Moska i arriti qëllimet e veta. Ndërsa trupat ruse shkatërruan infrastrukturën, për ngirtjen e së cilës kontribuan rreth 200 këshilltarë ushtarakë amerikanë, bota po përtyp leksionin gjeorgjian: Në strofkullën e vet ariu rus nuk duron dot pesha të tjera të rënda. Lufta pesë ditore sinjalizon për konturimin e një rendi të ri botëror. Perandoria e SHBA nuk mund ta ndalojë forcimin e rivalëve Rusi dhe Kinë. Nëse Evropa nuk dëshiron të përdoret si top prej superfuqisë tregtare, duhet që ajo të shuajë etjen për siguri që kanë ish-satelitët sovjetikë në Evropën Lindore, në mënyrë që të mund të ndjekë një politikë të jashtme unike."



"Märkische Allgemeine" duke marrë shkas nga vizita e kancelares Merkel në Gjeorgji komenton gjithashtu rolin e BE-së: "Kush ngurron në të tilla situata ose humbet, ose të paktën lë pas dore një kapital të konsiderueshëm. Evropianët nuk kanë vepruar me mençuri në këtë krizë. Polonia dhe shtetet Balltike krijojnë tani një grup të shkëputur duke i mëbshtetur krahët Gjeorgjisë. Varshava do madje që të themelojë një lloj blloku të veçuar lindor brenda BE-së, që në radhë të parë të mbahet i bashkuar prej ndjejës anti-afekt ndaj Rusisë dhe në këtë mënyrë t´i japë tonin politikës së përbashkët ndaj Rusisë. Angela Merkel i shkon pas duke u përpjekur, që të gjitha t´i vendosë sërish në një linjë strategjie të kontrollueshme. Por ky teatër nuk i bën ndonjë përshtypje Rusisë."


Për komentatorin e "Fränkischer Tag" Gjeorgjia ka neglizhuar sa i përket trajtimit të krahinave separatisste brenda vendit: "Osetët jugorë ashtu si dhe vëllezërit e tyre veriorë e ndjejnë veten se i përkasin Rusisë, këtë ato e kanë shprehur qartë edhe në një referundum në fillim të viteve 90-të. E njëjta gjë vlen edhe për abkazianët, të cilët në rajonin e tyre gjithashtu përbëjnë mbi 90% të popullsisë. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Gjerogjia nuk bëri asgjë, për t´u zgjuar dhe për t´u forcuar ndjenjën e bashkësisë osetëve dhe abkazianëve. Nuk ka pasur as struktura të qarta federale dhe as autonomi të ankoruar në kushtetutë. Tbilisi vet i ka hedhur të dy këta popuj në prehërin e Rusisë duke i trajtuar ato si të ishte njerk. Thuajse e pamundur që të ketë kthim të tyre në Gjeorgji."

  • Data 18.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ez3g
  • Data 18.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ez3g