1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lufta për naftën: sauditët kundër superfuqisë SHBA

Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raportet në botën e energjisë. Arabia Saudite po teston së fundi kufijtë e durimit amerikan për të përfunduar të ashtuquajturën "Fracking-Party".

Fracking

Fracking

Matje e forcave në tregun e karburanteve. Duke i falënderuar të ashtuquajturin reovlucion "Fracking", SHBA po përpiqet të marr rolin kryesor në këtë sektor. Ndërsa Arabia Saudite po përpiqet që përmes uljes së çmimeve të karburanteve t'i konkurrojë sipërmarrjet amerikane dhe të stopojë bumin e prodhimeve në anijet e këtij vendi. Rezultati: mbifurnizimi dhe ulja e çmimeve të naftës. Prej verës çmimet janë ulur për një të kartëtën.

Një barel (159 litra) naftë të prodhimit amerikan WTI, kushton në dy javët e fundit më pak se 75 dollarë, që është çmimi më i ulët në katër vitet e fundit. Ndërkohë që konsumatorët po përfitojnë nga kjo luftë me çmime, gjendja në shumë vende prodhuese të karburanteve po acarohet.

Roli i SHBA

Prodhimi i naftës

Prodhimi i naftës

"SHBA konsiderohet si fushëbeteja më e re", thotë ekspertja Amrita Sen nga Energy Aspects. "Fracking-u" dhe shpuarjet e thella i kanë sjellë SHBA-së një ngritje marramendëse të prodhimit. Autoritetet amerikane të energjisë EIA pohojnë se prodhimi në këtë vend ngritur për herë të parë në 70 vitet e fundit në më shumë se nëntë milionë barelë në ditë.

"Kur bëhet fjalë për prodhimet e karburanteve, SHBA-ja po thyen të gjitha rekordet", thotë Edward Morse, Drejtor i analizave në sektorin e karburanteve në Citigroup. Amerika e ka vërshuar botën me prodhime të lira të naftës. Kjo e ka ulur edhe përfitimin e prodhuesve tradicionalë, si Arabia Saudite, prodhuesit më të madh në kartelin Opec. Deri më tani Arabia Saudite gjithmonë ka mundur të kundërshtojë uljen e çmimeve. Kësaj radhe jo - në fillim të nëntorit ajo u ka ofruar konsumatorëve amerikanë madje edhe lehtësime të veçanta.

Linja e kuqe

Pajisjet Fracking

Pajisjet Fracking

Pas uljes së çmimeve fshihet qëllimi që Arabia Saudite të vlerëojë se deri ku mund të shkojnë koncernet amerikane. "Fracking-u" është më i shtrenjtë në qoftë se ulen çmimet e naftës. Prodhuesit nuk kanë më përfitime aq të mëdha, ndërsa bumi i zhvillimit ngadalësohet. "Tregu ka nevojë për investime afatgjata, ku 90 dollarë për një barel do të ishte linja kritike e çmimit në treg", thotë analistja Sen.

EIA në anën tjetër pohon se vitet e fundit kanë rënë dukshëm kostot e prodhimit. "Edhe sikur çmimi i WTI të mbetet për një kohë të gjatë nën 75 dollarë, rritja në vitet në vijim do të mbetet në një nivel relativisht të lartë", pohon eksperti i Citigroup Morse.

Ulja e çmimeve

Ulja e çmimeve

Lufta e çmimeve

Ende nuk është e qartë nëse Arabia Saudite do ta fitojë luftën e saj në strategjinë e uljes së çmimeve në Opec. Shumë anëtare të këtij karteli janë të prekura ekzistencialisht për shkak të uljes së çmimeve. Ndaj me interes të madh pritet takimi i radhës me 27 nëntor.

Lufta e çmimeve është në favor të konsumatorëve: EIA niset nga fakti se çmimi i benzinës amerikane në vitin 2015 do të jetë më i ulëti në katër vitet e fundit. Sipas llogarive të FMN-së, ulja prej 10 % e çmimeve të karburanteve do ta mundësonte rritjen e përgjithshme ekonomike prej 0,2 %. Sa më i volitshëm është çmimi i karburanteve, aq më të ulëta do të jenë edhe kostot e prodhimit. Ndërkohë që konsumatorët do të përfitojnë nga ulja e çmimeve për shkak të kostove më të ulëta për ngrohje dhe vozitjen e makinave.