1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lufta për mesin e shtresës së mesme të shoqërisë

Jo më midis së djathtës dhe së majtës, por midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të modernizimit kalon hendeku në demokracinë gjermane. Në këtë përfundim arrin një studim i Fondacionit Bertelsmann.

Deklarata është dramatike. Robert Vehrkamp flet në lidhje me zgjedhjet në Bundestag për një "linjë të re konflikti të demokracisë midis skeptikëve të modernizimit dhe mbështetësve të modernizimit." Kjo linjë manifestohet në "copëzimin" e elektoratit. Shkencëtari është njëri nga autorët e një studimi për zgjedhjet në Bundestag, të cilin Fondacioni Bertelsmann e paraqiti këtë të premte nën titullin "Zgjedhje popullore". Në të, ekspertët analizojnë me ndihmën e dy instituteve demoskopike 621 zona elektorale përfaqësuese në Gjermani dhe kanë pyetur mbi 10.000 gjermanë në ditët pas zgjedhjeve për sjelljen e tyre në votim.

AfD dhe mesi i shtresës së mesme të shoqërisë

Një rezultat i rëndësishëm: në luftë për mesin e shtresës së mesme të shoqërisë, AfD u bën konkurrencë para së gjithash partive unioniste. Në këtë mjedis, "Alternativa për Gjermaninë" si "parti e qartë populiste e djathtë" mori 20 përqind të të gjitha votave të zgjedhësve. Këto janë 14,6 pikë përqindjeje më shumë se në zgjedhjet e Bundestagut 2013. AfD "fitoi atje mbi mesataren" vota, shprehet Christina Tillmann, drejtore e programit "E ardhmja e demokracisë" e Fondacionit Bertelsmann. Njëkohësisht, CDU dhe CSU patën rënie të dukshme në këtë ambient social të mesit të shtresës së mesme të shoqërisë. Me një rënie prej 15 përqind, humbja qe më e lartë se në kampet e tjera shoqërore.

Verhkamp është i pasigurtë, se çfarë do të thotë ky rezultat në plan afatgjatë për kampin unionist. Dhe ai bën krahasim me SPD. Socialdemokratët sot - dhe këtë e tregon edhe rezultati i 24 shtatorit - nuk janë më një parti, "që ka një ambient social bazë" dhe një strukturë ambienti social në cilëndo formë qoftë. Vehrkamp thotë se tani çështja është "nëse humbjet në ambientet sociale do të marrin për partinë unioniste të njëjtën rrugë si ato të SPD në 15 -20 vitet e fundit." 

Copëzimi

Një rezultat i dytë i rëndësishëm për shkencëtarët: rritja e pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet për Bundestagun ka çuar "në një pakësim të ndjeshëm të copëzimit social". Kjo përshkruan hendekun midis një pjesëmarrjeje të madhe në zgjedhje dhe në lagje të forta nga pikëpamja ekonomike dhe sociale dhe një vlere të ulët në lagje ekonomikisht të dobëta. Në vitin 2013, midis këtyre grupeve shoqërore dallimi ishte 29,5 përqind, kurse tani ishin 26,7 përqind.

Kjo rrudhje, thotë Christina Tillmann, duhet vlerësuar pozitivisht dhe është e "rëndësishme për demokracinë". Por ajo formulon mbi këtë bazë një paralajmërim të qartë. Në Gjermani nuk duhet të ketë hapësira ose rajone "në të cilat, partitë e konsoliduara t'i pushojnë aktivitetet e tyre, ku të jenë zona të lira nga fushata elektorale".

Për rrudhjen është kujdesur edhe AfD, sepse ajo çoi në kutitë e votimit zgjedhës. Më shumë se 65 përqind e tyre janë skeptikë të modernizimit. Tjetër është çështja, nëse AfD - për ekspertët e Fondacionit një parti "e qartë populiste e djathtë" - ka një program për këta njerëz. Demokracia ka gjithmonë "një fuqi të madhe integruese", thotë Vehrkamp. Këtë ajo e ka dëshmuar herë pas here, dhe duhet ta dëshmojë sërish.