1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lufta në Osetinë Jugore - Katastrofë humanitare në Kaukaz

Rusia sipas të dhënave të medieve ruse të dielën (10.08) nisi të transportojë të plagosurit nga kryeqyteti i Osetisë Jugore Tshinvali për në Vladikaukaz të Osetisë Veriore.

default

Refugjatë nga Osetia Jugore shkojnë drejt kurifirit rus

Mijëra njerëz për shkak të luftimeve që shpërthenin herë pas here nuk kanë pasur mundësi të largohen nga qyteti. Ata që ia kanë të kalojnë kufirin rus tregojnë tmerre:

(Grua) “Ne kemi qëndruar tri ditë në qilar pa ujë dhe pa dritë. Bombat fluturonin mbi kokat tona”

(Grua) “Eshtë e tmerrshme, veçanërisht për fëmijët. Çfarë kanë bërë ata? Ç´faj kanë ata? Vajza ime zgjohet natën dhe nuk mund të flejë. Unë nuk mund ta qetësoj më atë."


Edhe kryeministri rus, normalisht me qëndrim mjaft sovran, Vladimir Putin, përpara kamerave të televizionit përpiqej të gjente fjalët për t´i përshkruar gjendjen e refugjatëve presidentit Medvjedev. Kjo i kalon kufijtë e asaj që mund të kuptohet me termin veprime luftarake. Gjerogjia me ofensivën ushtarake në rajonin separatist të Osetisë Jugore ka kryer "genocid" ndaj popullit të Osetisë", tha Putin.


As pala gjeorgjiane nuk i kursen akuzat. 15 fshatra dhe qytete ka bombarduar Rusia pa marrë parasysh popullsinë civile, deklaroi zëdhënësi i Këshillit gjeorgjian të Sigurisë. Presidenti Shakashvili gjithashtu theksoi, se Rusia përdor të gjitha mënyrat për ta shkatërruar Gjerogjinë: “Synohet që rënohet një komb i vogël demokratik, që do të jetojë në paqe dhe liri."


Ushtria ruse dhe zëvendës-ministri i jashtëm Grigori Karasin i përgënjeshtruan të dielën pasdite (10.8.) njoftimet për sulme ndaj objektivave civile: “Trupat tona të paqes përpiqen t´i detyrojnë për paqe njësitë gjeorgjiane. Që operacioni të jetë i sukseshëm, duhet të neutralizohet infrastruktura që përdor drejtpërdrejtë kundërshtari. Unë nuk jam specialist ushtarak, por një taktikë e tillë më duket logjike dhe përdoret në mbarë botën.”


Karasin përsëriti sërish kushtet që duhet të përmbushë Gjeorgjia për të mundësuar armëpushimin: krahas tërheqjes nga Osetia Jugore, ku ende luftojnë ushtarë gjeorgjianë, presidenti i Gjeorgjisë duhet të deklarojë dorëheqjen nga dhuna kundrejt republikave që kërkojnë shkëputjen."


Karasin kritikoi Perëndimin, që sërish po tregon, se kur është fjala për Rusinë përdor standardet të dyfishta: “Në orët e para të sulmit agresiv ndaj Osetisë Jugore pati heshtje. Më vonë si me komandë nisën kritikat ndaj Rusisë.”


Nuk ishte Rusia që nisi ofensivën e madhe kundër Osetisë Jugore. Rusia në fakt reagoi ndaj sulmit të Gjeorgjisë, për të mbrojtur trupat dhe qytetarët e saj.


Bisedimet që do të zhvillojë të hënën (11.08) në Moskë ministri i jashtëm francez Kushner nuk do të jenë të lehta, edhe sikur të ketë armëpushim në Osetinë Jugore. Kjo pasi luftime ka edhe në Abkazi, republika e dytë që synon shkëputjen nga Gjeorgjia. Abkazia ka vendosur ndërkohë ligjin e luftës dhe ka vënë trupat në gatishmëri.

DW.COM

  • Data 10.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eu0e
  • Data 10.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eu0e