1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lufta kundër terrorit: BE afrohet me vendet myslimane

Pas sulmeve të islamistëve në Paris, Europa po kërkon rrugë për përmirësimin e bashkëpunimit me vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe tregon se bashkëpunimi ka edhe kufij.

EU Arabische Liga Treffen Federica Mogherini mit Nabil al-Arabi

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi me Mogherinin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian zhvilluan të hënën një takim në Bruksel nën kushte të rrepta sigurie. Kontrollet e hyrjes në ndërtesën e Këshillit të BE-së ishin ashpëruar, përreth ushtarët patrullonin me kallashnikov. Në Belgjikë ende është në fuqi shkalla e dytë e alarmit kundër terrorit, pas dy islamistëve të dyshuar, që u qëlluan për vdekje nga policët në Vervier. Një i tretë u arrestua.

"Duhet të rrisim bashkëpunimin"

Pas takimit e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini u shpreh se në javët e ardhshme do të përpunohen „projekte specifike me vende të caktuara“, „me qëllim që të rritet niveli i bashkëpunimit në luftën kundër terrorit“. Krahas shkëmbimit intensiv të të dhënave, sipas Mogherinit ekspertë të sigurisë do të dërgohen në përfaqësitë e disa vendeve jashtë BE-së. Si vende me të cilat BE rrit kooperimin, ajo përmendi vendet e Gjirit, Turqinë, Algjerinë dhe Egjiptin.

Ditët e ardhshme do të zhvillohet madje një takim ekspertësh në Bruksel

me temë financimin e terrorit, për të kërkuar rrugët e ndërprerjes së burimeve financiare për “Shtetin Islamik“. Mogherini theksoi se terrorizmi po përhapet në „shumë vende të botës dhe veçanërisht edhe në vendet myslimane”. “Ne duhet të bëjmë më shumë për shkëmbimin e informacionit dhe duhet të rrisim bashkëpunimin”. Bëhet fjalë për një dialog, që prek problemin e terrorizmit dhe në të njëjtën kohë “respekton islamin”. Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier theksoi në takim se qëllimi i konsultimeve “janë lidhjet e dendura të shkëmbimit me vendet myslimane”.

Ndërsa ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders kërkoi rrjedhë më të mirë informacioni për xhihadistët që kthehen në Europë. Sipas të dhënave të autoritetit të policisë në BE, Europol, 3000-5000 islamistë nga Europa kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. Autoritetet e sigurisë shprehen se nga ky kontigjent vjen një rrezik i madh, pasi ata kanë përvojë luftimi dhe me gjasë janë të gatshëm për atentate.

EU Außenministerrat 19.01.2015 Brüssel

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

"Duhet të bëhet regjistrimi i të dhënave të pasagjerëve që flutorojnë"

Reynders në këtë kontekst i bëri thirrje Parlamentit Europian të miratojë memorizimin e kontestuar të të dhënave të pasagjerëve që fluturojnë, me qëllim vëzhgimin e këtyre xhihadistëve. Në këtë pikë ai mori mbështetjen e homologut britanik Philip Hammond. Edhe qeveria gjermane shpreson nga këto të dhëna që njihen si “Regjistrimi i emrit të pasagjerit” (Passenger Name Records, shkurt PNR) ndihmë në luftën kundër terrorit. Sipas Komisionit Europian të dhënat e pasagjerëve që hyjnë apo largohen nga BE duhet të memorizohen për pesë vjet. Parlamenti Europian është kundër kësaj për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale.

"Bashkëpunimi ka kufij"

Në takimin e Brukselit mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi. Ai u shpreh se „edhe bashkëpunimi i shteteve i ka kufijtë e vet“. Kjo vlen sidomos kur „preket gjendja e brendshme në një vend, si për shembull gjendja e lirive“. Juristi egjiptian bëri të ditur se kjo i përket vetë vendeve arabe. Disa syresh janë të zemëruara që BE rregullisht kritikon si të pamjaftueshme situatën e të lirive dhe të drejtave të njeriut në këto vende.