1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lufta kundër korrupsionit peng i statusit

Kryetari i lëvizjes antikorrupsion Çohu, shpreson që misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të ndihmojë për luftimin më efikas të korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar.

default

Avni Zogiani (majtas) duke protestuar në Prishtinë kundër korrupsionit të lidershipit kosovar

Avni Zogiani, kryetar i lëvizjes "Çohu", ka shpresa të mëdha tek misioni i ardhshëm i BE-së: "Ne jemi optimistë që do të ndërtohet një gjyqësor i pavarur dhe fortë në Kosovë. Dhe shpresojmë që ata nuk do të afrohen me liderë kosovarë të korruptuar, nuk do të bëhen shokë personalë, siç ka ndodhur në Kosovë," thotë ai në një intervistë me DW.

Në pjesën e dytë të tetëvjeçarit të UNMIK-ut në Prishtinë ka pasur lidhje shumë të ngushta mes të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe elementeve të inkriminuara të politikës, thotë Zogiani më tej. "Niveli më i lartë i lidershipit kosovar është përfshirë në vepra të tilla, si në aspektin e krimit të organizuar, ashtu edhe në atë të korrupsionit, të cilat në një funksionim të pavarur të gjyqësorit do të duhej të jepnin përgjegjësi", ankohet Zogiani, i cili vetë ka përfunduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Sipas barometrit më të fundit të organizatës botërore kundër korrupsionit, Transparency International, Kosova është një ndër katër vendet më të korruptuara të botës. Shefi i misionit të OSBE-së, Tim Guldimann, thotë se fenomene të tilla, si korrupsioni apo nepotizmi janë të natyrshme në një shoqëri në tranzicion: "Në Kosovë ka shumë struktura tradicionale. Dhe sigurisht që aty ekzistojnë disa varësi detyrime dhe luajalitete, të cilat janë të rëndësishme për politikën. Kjo nuk është diçka që duhet gjykuar, por është një pjesë e procesit dhe mund të shihet gjithandej", shpjegon ambasadori zviceran në një intervistë për Deutsche Wellen.

Avni Zogiani nuk i pranon këto shpjegime. Ai thotë se do të ishte mirë që Gjykata Supreme e Kosovës të merrej më shumë me luftimin e këtyre fenomeneve. Por për fat të keq ajo është në dorë të ndërkombëtarëve, e ata në radhë të parë nuk duan të stabilizojnë Kosovën, deri sa të zgjidhet statusi. Pikërisht statusin po pret edhe Zogiani: "Në se Kosova do të bëhet e pavarur, atëherë ajo do të hyjë në binarët e një shteti normal dhe do të ketë mundësi të luftojë më mirë korrupsionin dhe krimin e organizuar." - shpreson Zogiani.

  • Data 10.12.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZn4
  • Data 10.12.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZn4