1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lufta elektorale në SHBA është një ndër temat që komentohen në shtypin gjerman të së shtunës

Gazetat shkruajnë...

default

"Landeszeitung", që del në Lyneburg vëren: "Kushdo qoftë presidenti i ardhëshëm i SHBA ai do të ketë një trashëgimi të vështirë. Ai do të marrë përsipër drejtimin e një kombi mjaft të pasigurtë. Atij do t´i duhet të përballet me një deficit buxhetor të jashtëzakonshëm, me një ekonomi të luhatur dhe me pasojat e katastrofës financiare. Ai do ta shohë vendin të zhytur thellë në dy luftra që nuk mund të fitohen. Ai do të konfrontohet me reputacionin e dëmtuar të vendit të tij, dhe detyrat e vështira për mbrojtjen e klimës. Aleatët, pikërisht në Evropë, pas këtyre zgjedhjeve duhet të jenë të përgatitur për zhgënjimin e shpresës së tyre, qoftë njeriu i ri në SHBA Obama apo Mekkeini. Vëmendje evropianëve do t´u kushtohet pikërisht në aspketin, që veçanërisht për gjermanët është i pakëndshëm: presidenti i ri do të kërkojë një angazhim më të fuqishëm ushtarak në Afganistan."


"Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung" komenton: "Obama e kush tjetër?- ky nuk është ndonjë parashikim i guximshëm. Në të gjitha sondazhet ai kryeson, gjithçka po shkon mirë dhe tani atij i vjen në favor edhe kriza financiare. Republikanët janë përgjegjës për tregjet e dala nga kontrolli, kriza e të cilave po trondit pikërisht themelet e SHBA. Megjithatë një risk mbetet. Obama është me ngjyrë. Do të ishte mirë, sikur kjo të mos luante asnjë rol. Sepse SHBA kanë nevojë për kthesën, ata kanë nevojë për shpresën, për një fillim të ri, për një president që vendos ura komunikimi dhe shmang dallimet, për dikë që t´i bashkojë njerëzit. Amerika është e gatshme tani për presidentin e parë me ngjyrë. Amerika ka nevojë për Obamën."





  • Data 01.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Flaq
  • Data 01.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Flaq