1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë verbale - Irani flet për sulm parandalues kundër Izraelit

Lufta verbale mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon. Ka muaj që disa politikanë izraelitë kërcënojnë se do të sulmojnë centralet bërthamore iraniane - tani Irani kundërpërgjigjet me fjalë.

Kërcënimet izraelite kanë shtyrë qarqe të caktuara të qeverisë iraniane që të peshojnë mundësitë e një sulmi parandalues kundër Izraelit

Kërcënimet izraelite kanë shtyrë qarqe të caktuara të qeverisë iraniane që të peshojnë mundësitë e një sulmi parandalues kundër Izraelit

Sipas një artikulli të botuar në gazetën izraelite Ha'aretz përfaqësues të qeverisë iraniane janë duke i shqyrtuar mundësitë për të sulmuar Izraelin dhe këtë e shohin si masë parandaluese të një sulmi izraelit ndaj Iranit. Gazeta Ha'aretz bazohet në burimet e zyrtarit të qeverisë iraniane Sajed Safavi (Seyed Safavi). Safavi është drejtues i Institutit hulumtues për studime strategjike në Teheran dhe njëkohësisht edhe këshilltar i titullmbajtësit më të lartë të Republikës Islamike, Ajatollah Khomeinit. Thuhet se para dy javësh Safavi ka informuar diplomatët në Londër për gjendjen e bisedimeve në Teheran.

Kërcënimet izraelite kanë shtyrë qarqe të caktuara të qeverisë iraniane që të peshojnë mundësitë e një sulmi parandalues kundër Izraelit. Deklaratat e fundit të politikanëve izraelitë dhe retorika e ashpër nga Jeruzalemi erdhën si me porosi për ata politikanë në Teheran që angazhohen për një sulm kundër Izraelit. Ideja për të sulmuar Izraelin po diskutohet ende dhe nuk është në linjën zyrtare të qeverisë, citon gazeta Ha'aretz zyrtarin iranian.


Qysh në qershor ministri izraelit i komunikacionit Mofas pati sqaruar se Izraeli është i detyruar të sulmoj impiantet atomike iraniane në rast se Teherani nuk ndërpren programin e tij për pasurimin e uranit.


Zyrtari iranian Safavi thuhet se para diplomatëve në Londër ka informuar për një ndryshim të kursit të qeverisë iraniane. Deri tani qeveria në Teheran kishte planifikuar që të reagojë kundër objektivave amerikane në Lindjen e Mesme dhe objektivat izraelite në rast se Izraeli sulmon centralet e saj bërthamore. Tani sipas planeve të fundit do të sulmohet vet Izraeli në rast se sulmohet Irani.


Sipas informatave të gazetës izraelite Safavi ka theksuar në Londër se programi bërthamor iranian shfrytëzohet vetëm për qëllime paqësore. Lideri shpirtëror i Revolucionit Kamenei ka përpiluar tash vonë një Fatva kundër armëve të shkatërrimit në masë. Megjithatë teksti nuk është publikuar ende.


Në një analizë të deklaratave të Safavi një komentator i gazetës Ha'aretz shton se një sulm parandalues nga aviacioni ajror iranian është pothuajse i pamundur. Shumica e avionëve lufatarak iranian janë të viteve të 70-ta. Vetëm pak avionë nga 300 sosh sa ka Irani sipas vlerësimeve të ekspertëve amerikanë janë në gjendje për të kryer sulme nga ajri.

  • Data 23.10.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ff1M
  • Data 23.10.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ff1M